Dy të plagosur nga të shtënat me armë në Surkish të Podujevës, Policia jep detaje

Kronikë e zezë

Dy të plagosur nga të shtënat me armë në Surkish të Podujevës, Policia jep detaje

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 23:43
Ilustrim

Në fshatin Surkish të Podujevës janë plagur dy persona.

Lidhur me rastin në fjalë, detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 22:00, policia ka marrë informatën se në fshatin Surkish të Komunës së Podujevës ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Dy persona janë plagosur nga arma e zjarrit dhe të njejtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rastin në fjalë”, ka thënë në një prononcim, Agron Borovci nga Policia e Kosovës.

Me rastin në fjalë po merret organet e hetuesisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat