Polici i Kosovës në rrjetin e Kokainës

Kronikë e zezë

Polici i Kosovës në rrjetin e Kokainës

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Sonte në emisionin “Drejtësia në Kosovë” do të transmetohen xhirime nga aksioni i policisë nën drejtimin e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për shkatërrimin e grupit të dilerëve të kokainës në këtë qytet.

Si arriti që një grup prej gjashtë personash të përfshihen në rrjetin e shpërndarjes së kokainës?

Çfarë masash janë ndërmarrë nga prokuroria dhe policia për të arrestuar të dyshuarit?

Çfarë provash përdori Kryeprokurori Shukri Jashari për të bindur gjykatën në lidhje me caktimin e paraburgimit?

Cili ishte roli i policit të përfshirë në rrjetin e grupit të dilerëve të kokainës?

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetohet sonte në orën 22:20 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com dhe në GjirafaVideo.com, ndërsa repriza transmetohet të hënën në mesdite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat