Tri vjet e një muaj burg për të akuzuarin për prostitucion

Kronikë e zezë

Tri vjet e një muaj burg për të akuzuarin për prostitucion

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 13:50
Gjykata Themelore në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar të akuzuarin N. M. me tri vjet e një muaj burg dhe me 500 euro gjobë.

Sipas njoftimit nga Gjykata i akuzuari gjatë muajit maj në kohë të pacaktuar në Restorantin “Hareja” në Kamenicë, në mënyrë të vazhdueshme ka organizuar, rekrutuar dhe ndihmuar për qëllime të prostitucionit të dëmtuarën F. M. në atë mënyrë që e njëjta të ofrojë shërbime seksuale me pagesë klientëve, në këmbim të hollave. I  akuzuari në fjalë ka qenë në dijeni që e dëmtuara është e moshës nën 16 vjeç.

Me këto veprime i akuzuari ngarkohet për dy vepra penale; mundësimi ose detyrimi në prostitucion dhe veprën penale keqpërdorimi seksual i personave nën 16 vjeç.

Pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve, gjykata për këto dy vepra penale ka shqiptuar një dënim unik për të akuzuarin prej 3 vite e 1 muaj burgim dhe dënim me gjobë në shumën prej 500 Euro. 

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat