Aksident i rëndë në Tiranë, 'Audi' përplaset me 'Benzin'

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Tiranë, 'Audi' përplaset me 'Benzin'

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 14:55
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të premte në zonën e Selitës në Tiranë.

Dy automjete janë përplasur dhe për pasojë një person ka mbetur i lënduar rëndë. I plagosuri dyshohet se është drejtuesi i një prej automjeteve.

Siç mëson Report Tv, në aksident është përfshirë një automjet tip "Benz" i cili po lëvizte mbrapsht, kur është goditur nga pas nga një "Audi" me shpejtësi. Të dy automjetet kanë pësuar dëmtime të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat