Tre aksidente në Tiranë, lëndohen 5 gra

Kronikë e zezë

Tre aksidente në Tiranë, lëndohen 5 gra

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 aksidente në Tiranë. Sipas bilancit të Policisë Vendore, mësohet se nga këto tre aksidente, akne mbetur të plagosura 5 femra, të cilat pas ndihmës mjekësore, janë jahstë rrezikut për jetën.

Për sa ju përket shoferëve përgjegjës, mësohet se janë arrestuar 2 prej 3 shoferëve të përfshirë në këto aksidente.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë – Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 16. 11. 2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi E. R., vjeç 18, banues në Tiranë, pasi në Kamzë, në “Bulevardin Blu”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen Sh. B, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/2 i Kodit Penal.

Më datë 16. 11. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin e mitur me iniciale G. Ll, vjeç 17, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Blu”, duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”, ka përplasur shtetaset A. Q., dhe Q. T., vjeçe 32 dhe 29, banuese në Tiranë, të cilat pas mjekimit në spital, u larguan për në banesë. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 16. 11. 2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi F. K., vjeç 38, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Teodor Keko”, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”, ka përplasur mjetin tip “Benz”, me drejtues K. K, vjeç 26, banues në Tiranë, dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët shtetaset S. K., dhe F. K., vjeçe 16 dhe 50, të cilat pas mjekimit në spital, u larguan për në banesë. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat