Dashnorja e djalit dhunon plakën 71-vjeçare

Kronikë e zezë

Dashnorja e djalit dhunon plakën 71-vjeçare

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Policia e Vorës, bën të ditur se u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për M. H., 71 vjeçe, banuese në Vorë. Sipas të njëjtave burime, mësohet se ky urdhër mbrojtje është firmosur pas bashkëjetuesja e djalit, E. K., 27 vjeçe, banuese në Kamëz, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

Komisariati i Policisë Vorë

Më datë 16. 11. 2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen M. H., vjeçe 71, banuese në Vorë, pasi bashkëjetuesja e djalit, shtetasja E. K., vjeçe 27, banuese në Kamëz, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat