Një serb është arrestuar në veri të Mitrovicës, pasi që i njëjti kishte shkelur urdhrin mbrojtës të gjykatës duke sulmuar fizikisht bashkëshorten jashtëmartesore, në praninë dy fëmijëve të mitur duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.