Merr 2.000 euro ryshfet për ta nxjerrë nga Burgu i Dubravës - një muaj paraburgim

Kronikë e zezë

Merr 2.000 euro ryshfet për ta nxjerrë nga Burgu i Dubravës - një muaj paraburgim

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit pre një muaji kundër të pandehurit M.A për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe marrje ryshfeti.

I pandehuri në mars 2018, në cilësinë e personit zyrtar oficer korrektues në Burgun e Dubravës, kishte keqpërdorë detyrën zyrtare duke pranuar ryshfet prej 2000 euro  nga i pandehuri A.L., me qëllim të lirimit të parakohshëm nga burgu të personit SH.H, i cili ishte në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat