Ja pse janë me fat banorët e Kukësit!

Kukësi

Ja pse janë me fat banorët e Kukësit!

Më: 4 gusht 2016 Në ora: 15:34
Kukësi

Në Kukës shtrohen zërat kundër tarifës që banorët e qarkut duhet të paguajnë për rrugën e Kombit.

Këtyre zërave i është shtuar edhe Këshilli i Qarkut Kukës. Kryetari Abedin Oruçi përmes një deklaratë për shtyp i kërkon qeverisë shqiptare përjashtimin e banorëve të qarkut Kukës nga taksa e Rrugës së Kombit për arsye se zona verilindore është zona më e varfër në vend. “I rikërkoj edhe njëherë qeverisë shqiptare përjashtimin e banorëve të qarkut të Kukësit nga taksa e Rrugës së Kombit. Kjo për arsye se jemi qarku më i varfër në vend. Nga 18 mijë familje që ka qarku jonë, mbi 11 mijë familje trajtohen me ndihmë ekonomike nga shteti dhe mendimi jonë është që këto familje mos taksohen nga ana tjetër”, Abedin Oruçi.  

Ai gjithashtu ka kërkuar nga qeveria dhe ministria e Arsimit të rihapë këtë vit shkollor filialin e Universitetit të Kukësit. “Gjej rastin të përcjell zërin e qytetarëve të Kukësit, zërin dhe kërkesat e shumta të banorëve të Kukësit për ti kërkuar qeverisë shqiptarë, rektoratit dhe ministrisë së Arsimit që të rihapë këtë vit shkollor filialin e Universitetit në Kukës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat