Vritet arusha e rrallë në Kukës. Banorët: Na terrorizonte (pamje të rënda)

Kukësi

Vritet arusha e rrallë në Kukës. Banorët: Na terrorizonte (pamje të rënda)

Më: 9 shtator 2016 Në ora: 17:21
Arusha

Një kafshë e rrallë pylli, arushë, është vrarë me armë gjahu në fshatin Vilë të Njësisë Administrative Bushtricë në Kukës.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, kur dy banorë të zonës kanë qenë duke ecur në rrugë, por papritur iu ka dalë përpara arusha.

Sipas banorëve, ata kanë ikur me shpejtësi, ndërkohë që kanë njoftuar banorët e tjerë të cilët kanë dalë në kërkim të arushës dhe e kanë qëlluar me armë gjahu çifte.

Banorët të kontaktuar nga redaksia e Shqiptarja.com thonë se arusha ishte kthyer në një problem serioz për jetën e tyre, pasi ajo i terrorizonte çdo natë.

“Jam shumë i vetëdijshëm se nuk duhen vrarë kafshët e rralla, por nuk ka lënë arë misri pa prishur prandaj buka e gojës së fëmijëve vlen më shumë” tha një nga banorët e zonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat