Studim ekspertësh mbi zhvillimin e pyjeve në qarkun e Kukësit

Kukësi

Studim ekspertësh mbi zhvillimin e pyjeve në qarkun e Kukësit

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 12:51
Studimi në pyjet në qarkut të Kukësit

Një grup studentësh dhe profesorësh çek në kuadër të një projekti studimi “Historia e shqetësimeve dhe qëndrusheshmërisë së strukturës në pyjet e virgjër natyror të ahut të Europës lindore dhe jug lindore”, për disa vende të europës si Çeki, Sllovaki, Bullgari, Bosnje dhe Shqipëri në bashkëpunim me specialistë të AdZM-së së rrethit Kukës, morën për studim  dy zona të këtij qarku: Rezervati Strikt Natyror Lumi i Gashit  dhe zona Luma e Plasë në Curraj të Epërm.

Në të dy vendet u morën për studim parcela provë prej 21 ha.

Gjatë punës konstatuan  një pyll natyral të  virgjër me drurë shumë të lartë deri në 48m dhe cilësi shumë të mirë. Prania e likenit Lobaria pulmonaria si një indikator natyror i cilësisë së pyllit të ahut përbën një tregues shumë të rëndësishëm. 

Për studim do të shqyrtohen e analizohen një sërë elementësh që kanë të bëjnë me problematikat e pyjeve të ahut  si kalbëzimi, sëmundjet, rrëzimi, faktorët ndikues gjatë rritjes e zhvillimit, si; substrati, kundrejtimi, temperaturat lagështia, ekspozimi ndaj dritës, erërave, etj.

Të gjithë këta elementë janë faktorë të rëndësishëm në mirëzhvillimin dhe evolucionin e pyllit. Ecuria e zhvillimit dhe evolucionit të pyllit do të vlerësohet në një vizitë tjetër studimore mbas 10 vitesh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat