Mbeturinat “pushtojnë” rrugën e Kombit, askush s'ndërhyn

Kukësi

Mbeturinat “pushtojnë” rrugën e Kombit, askush s'ndërhyn

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 14:32
Ilustrim

Segmenti Kukës-Morin i rrugës së Kombit është kthyer në një vend grumbullimi mbeturinash urbane të cilat i konstaton në të gjithë gjatësinë e tij.

Këto mbetje janë kthyer tashmë në një rrezik për mjedisin por deri tani askush nuk ka ndërhyrë për largimin e tyre.

Problematike paraqitet situata sidomos në hyrje të qytetit të Kukësit aty ku kushdo që kalon shesh me lehtësi lloje të ndryshme mbetjesh që kanë krijuar edhe erë të rëndë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat