Kukës, aksion për pastrimin e liqenit te Fierzës në 'Ditën e Tokës'

Kukësi

Kukës, aksion për pastrimin e liqenit te Fierzës në 'Ditën e Tokës'

Më: 22 prill 2018 Në ora: 15:55
Pamje nga momenti i pastrimit të liqenit të Fierzës në "Ditën e Tokës"

Edhe pse nuk futet në ato qytete me nivel të lartë ndotjeje problematika mjedisore në Kukës është shqetësuese. Akumulimi më i madh i mbetjeve bëhet nga liqeni i Fierzës. Në pikun e kuotës së tij, sipërfaqja dhe brigjet  janë të mbushura plot me mbetje plastike e spitalore.

Për pastrimin e liqenit u ndërmorë një aksion në ditën ndërkombëtare të tokës që sipas Abdulla Domit, koordinator i përgjithshëm i  prefekturës Kukës, nuk mund të zgjidhë përfundimisht problemin e ndotjes së vazhdueshme të liqenit. Domi, thotë:

Duhet një vëmendje më e madhe nga  ministria e linjës dhe institucionet përgjegjëse për të gjetur një zgjidhje përfundimtare për ndotjen e liqenit të Fierzës.

Abdulla Domi, koordinator i përgjithshëm i prefekturës

Për pastrimin e brigjeve të liqenit janë angazhuar punonjës të Prefekturës ,institucioneve shtetërore e shoqata mjedisore si dhe dy motor barka të HEC-it të Fierzës  me  15 forca. Në Qarkun e Kukësit janë evidentuar 65 pika të ndotura (Kukësi 30, Tropoja 22 dhe Hasi 13), me një sipërfaqe prej 10.000 m2 dhe volum 1200 m3 mbetje urbane dhe inerte.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat