Rruga e aksidenteve në Kukës, s’ka sinjalistikë dhe masa sigurie

Kukësi

Rruga e aksidenteve në Kukës, s’ka sinjalistikë dhe masa sigurie

Më: 15 maj 2018 Në ora: 13:13
Pamje nga video

Aksi rrugor që lidhin qytetin e Kukësit me Rrugën e Kombit nëpërmjet Urës së Drinit të Zi, si në hyrje dhe në dalje prej vitesh është kthyer në burim aksidentesh.

Rasti më i fundit ndodhi pak ditë më parë ku tre të rinj nga Lezha i shpëtuan për mrekulli një aksidenti.

Sipas drejtuesve të automjeteve ky aks rrugor ka fushëpamje të kufizuar dhe kthesa të forta. Burim tjetër aksidentesh sipas tyre janë edhe kafshët, sidomos lopët që ecnin në mes të rrugës, por edhe mungesa e elemente të tjerë të sigurisë rrugore.

Të rrezikuar janë dhe disa banorë, të cilët kanë ndërtuar banesat e tyre poshtë rrugës, pasi çdo ditë jetojnë me frikën e rënies së ndonjë automjeti mbi shtëpitë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat