Kërcënimi më i madh për banorët e Kukësit

Kukësi

Kërcënimi më i madh për banorët e Kukësit

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 08:38
Banorët e fshatit Topojan dhe Brekije të Kukësit ndihen të kërcënuar nga ariu

Banorët e fshatit Topojan dhe Brekije të Kukësit ndihen të kërcënuar nga ariu.

Kafsha e egër prej disa javesh tashmë po shkatërron të gjithë fshatin, ndërsa së fundmi ka sulmuar një 36 vjeçar i cili po shkonte në punë.

Banorët kërkojnë ndihmë për të shpëtuar jetën e njerëzve.

Edhe pse i kanë provuar të gjitha mënyrat për ta larguar ariun, duke ndezur zjarre dhe duke krijuar zhurma të forta duket se asnjë mënyrë nuk po funksionon.

Kafsha e egër është strehuar në një pyll dhe banorët thonë që e kanë parë me kelyshet e saj në një distancë të largët shumë pranë fshatit, ndërsa gjatë natës sulmon bagëtitë.

Kafsha e mbrojtur me ligj, nuk mund të vritet, por në këtë situatë banorët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të strukturave kompetente për të shpëtuar fshatin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat