Vendosja e pagesës në Rrugën e Kombit nuk u prit me protesta nga ana e banorëve të Kukësit, edhe pse në rrjetet sociale pati disa lajmërime.
Kryeministri Edi Rama duket i lehtësuar pas kësaj, duke falenderuar banorët e Kukësit.
Ai u ka premtuar atyre edhe ndërtimin e aeroportit.
“Faleminderit kuksianëve për mirëkuptimin e qytetarinë. Dhe njëherë ndjesë për shqetësimin e krijuar. Do bëjmë çmos që jo vetëm çdo qindarkë për rrugën të kthehet në investim,po dhe që Kukësi të bëhet shpejt me aeroport e të ketë më shumë investime e punësim real +stadium të ri”, shkruan Rama në FB.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar që më herët një video informuese me detajet e tarifimit dhe kategoritë që përfitojnë reduktime të ndjeshëm nga kalimi në sportelet e Rrugës së kombit.
Tarifa për kalimin e automjeteve në autostrada Milot –Morinë do të jetë 660 lekë (ose 5 euro). Për banorët qarkut Kukës kjo tarifë është e reduktuar në 100 lekë me tvsh.