Pas votimeve nr 3

Kultura

Pas votimeve nr 3

Nga: Fatmir Lohja Më: 19 maj 2021 Në ora: 07:41
Fatmir Lohja
  • Më ke fyer, ma ke  bërë mendjen çorap, por  dua të dëgjoj deri në fund!- me drejtohet Gimi, pas koncertit akapela.
  • E lëmë! Jemi ende me hënë të mirë.
  • Jo. Jo.  Vazhdo!
  • Deri tani ramë daktort se;  kapitalizmin e drejtojnë kapitalistët; janë të djathtë, nga që  kanë shumë pasuri të tundshme, edhe  të patundshme; themelet e kapitalizmit në Shqiperi  janë vendosur mbi demagogjitë komuniste.
  • Pas këtyre pohimeve po të shtroj pyetjen: “ A ka parti  politike të djathtë në Shqipëri ?
  • Pse me fyen!  Dihet që ka.
  • A mund të jetë parti e djathtë ajo, që në program elektoral shpall ,se me marrjen e pushtetit do të shpronësojnë kulakët, të deklasuarit, …..?
  • Jo kulakët, por oligarkët  do të shpronësojmë, me marrjen e pushtetit .
  •  Ne kapitalizëm ka kapitalistë. Termat kulak, i deklasuar, oligark,  janë thjeshtë demagogji populiste, për të ndërsyer të varfërit ndaj të pasurve. Fatkeqësisht  , dihet se  të parët janë me të shumtë se të dytët.  Me  urrejtjen  e të varfërve ndaj të pasurve,  u ushqye demagogjia e   revolucioneve   komuniste.
  • Po. Të drejtë e ke. Historia e aprovon me fakte të shumta.
  •  Këto zgjedhje treguan dy fakte kokëforte të shoqërise  kapitaliste.
  • E cilat janë?
  • Njëri kapitalist vihet në krye të një partie të majtë dhe nxjerr tre deputet. Kapitalisti tjetër,  për mua është më i zgjuar, se pa    bërë  bujë, edhe zhurmë,  nga  listat e  të majtëve i fitojnë i biri, edhe dhëndërri , karriket e  deputetllëkut.
  • Këto dy raste,  janë faktet kryesore  për shitbeljrjen  e votave, - uluriti Gimi.
  • Ta jap me siguri matematikore ,se vetëm ato dy ,nuk kanë dhënë një cent gjatë fushatës, për   blerje votash, - i kthtehem me qetësi.
  • Këtë e di i gjithë opinjoni në Shqipëri,- nguli këmbë Gimi.
  • Janë opionistët komunistë, që  lakmojnë pasurinë kapitalisve, që i përhapin ato përralla,  të cilat,  fatkeqësisht,  janë ngulitur edhe në trurin e mikut tim më të mirë. Gimo, gëzuar se më mbyte në pyetje!
  • Do ta ma sqarosh se s’ bën, pse je i bindur matematikisht, që ato dy kapitalistët nuk kanë shpenzuar asnjë cent në fushatën e elektorale për blerje votash !
  • Thjeshtë. Nuk kanë pasur nevojë për të bërë atë veprim.
  • E pse ndryshe nga të tjerët?
  • Se janë kapitalistë të zot, e kanë vënë pasurinë.
  • Ende nuk të kuptoj.

Ngadalë-ngadalë, duke prekur edhe mezet, edhe rakinë , u mundova t’i jap shpjegime për arsyetimet e mija ekonomike.I dhashë këto koncepte bazë. Një nga sukseset e tyre, është se punonjësit ata  i trajtojnë më mirë se administrata shtetërore, se ndryshe ata largohen. Ata luten për pronarët e tyre për jetë të gjatë, dhe mbarësi të bisnesit.

  • Në këto kushte mirësije, punonjësit e tyre,  me çfarë fytyre mund t’u kërkojnë pronarëve para  për voten?- e bëra pyetjen në tonalitet pak të  lart.
  • Të zuri rakija?- më pyet Gimi i shqetësuar.-  Ta këndojmë edhe nga një këngë , se mirë do të na bëjë !
  • Shumë dakort jam.
  •  Përpara se të nisim këngën do ta bëj edhe një pyetje. Kapitalistët pse lakmojnë pushtetin, kur kanë pasurinë?
  • Minimalja, për ta ruajtur pasurinë nga politika . Maksimalja,  për t’u bërë më i pasuri i botës ,-  duke parë  Gimin , që më veshtronte  si guak, me kapi një gaz i marrë.

Ngritëm dolli. Kënduam akapela. Erdhëm në formë , kur Gimi dha  konstatimin përsonal, se  para e madhe është hedhur në fushatë për blerjen e votave.I kujtova, se shpenzimet elektorale nga viti në vit janë rritur, jo vetëm në Shqipëri, por ankënd botës ku ka  shoqëri  kapitaliste.

  • Këto të majtët tanë, a do ta lëshojnë ndonjëheë pushtetin?- ma ndërpreu barabarisht  arsyetimin.
  • Po nuk u organizua e djathta, sipas parimeve të djathta, shumë vonë kemi për të parë rotacion politik, - i përgjigjem me vetulla të shtrenguara.
  • Mbi këto bindje, mendon, se ky vend nuk do ta shohim të bërë nga brezi ynë?
  • Më ke kuptuar deri diku.Më vonë do ta kuptosh tërësisht.
  • Çfarë kam kuptuar ? Kërkon të më përmbysësh çdo koncept timin politik, dhe pret që unë ta miratoj. Me vota ata fitojnë, se kanë para , dhe hile shumë në kutitë e votimit. Sipas teje mbetet vetëm një rrugë për të marrë pushtetin.
  • E cilën mendoni zotni Gim ?
  • Organizimin  e revolucionit demokratik.
  • Të kam ditur me të mençur mor burrë,- i kthehem duke qeshur me zë të lartë.
  • Pse me hap dhëmbët?- më pyet Gimi i nervozuar.
  • O profesor i fakultetit F i l o l o g j i k! A e shqiptova  saktë?
  • Pak gjatë i re , por gabime gramatikore nuk ke bërë. Vazhdo!
  • Marrja e pushtetit me dhunë ,dhe  eksportimi i revolucionit, janë dy teoritë bazë për shtrirjen  e konunizmit në botë. Besoj e di, se e kemi dhënë provim materializmin historik edhe në shkollën e mesme, edhe në shkollën e lartë. Komondanti legjender, Çeki Vara, la Kubën për të eksportuar revolucionin në Amerikën Latine.
  • Po.- miratoi Gimi gjysëm i mpirë.- Ti po më akuzon për komunist?
  • Jo. Unë e di mirë,  se jeni  antikomunistë të flakët si ti ,edhe kolegët tuaj të   fi lo lo gji kut. Kush e di sa herë ma ke pohuar këto tridhjetë vite, që ndërroi sistemi, se jeni atikomunistë të thekur. Nuk e kuptoni se keni  një zhbalancim midis të thënës, dhe të bërës?
  • Nuk e kuptoj zhbalancimin.
  • Vetëm në Shqipëri, e djathta kërkon t’i marrë pushtetin të majtëve, me teorite ultra komunistë. Më kujtoni  përpjekjet  e Sizifit mitik , për të ngjitur gurët  në mal. Gëzuar ,o ,  se na mërzite!

……………………………………

Vazhdon

Fatmir Lohja

Tiranë, më  19.05.2021

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat