Mos më godit në plagë

Kultura

Mos më godit në plagë

Nga: Lule Alidema Më: 27 qershor 2021 Në ora: 21:56
Lule Alidema

Ti e di fare mirë çfarë unë ndjej

Ti e di ku dhe kur unë lëndohem

Mos e kënaq egon tënde të varfër

Me plagën time që fare nuk shërohet

 

Kujdes kur më thua

E di unë ku të dhemb më shumë ty

Se është plagë që dhemb e djeg si zjarr

Plagë që ndjehet e nuk thuhet me fjalë

 

Mos të lutem, mos

Më kurse t'më lëndosh

Në ndjenjën që më vret

Mos më sulmo mu në plagë

 

Aty ku më së shumëti mua më dhemb

 

E kotë qenka t’kërkoj shërim

Paska plagë që s'mbyllëshkan kurrë

Madje, secilën ditë të jetuar

Bëheshka plagë edhe më e thellë.

 

QESHU

Mos shmang veten nga e qeshura

Qeshu...mos u ndal kurrë

E qeshura shëron zemrën

E copëton secilin gurë.

 

Qeshu edhe atëherë kur nuk t’qeshet

Qeshu edhe atëherë kur je pikëlluar

E qeshura është ilaçi më i mirë

Për zemrën e lënduar

 

Gjej arësyen mes trishtimit

Qeshu e mos ja varë veshin zemërimit

Bëja vetes dimrin verë

Qeshu, qeshu,përherë.

 

EJA

Eja së dua të të fali

Një copë nga zemra ime

Të më duash edhe atëherë kur nuk më sheh

 

Eja së dua të të fali

Një pjesë nga shpirti im

Kur është errësirë

Nuk e harron rrugën për tek unë

 

Eja së dua të ta fali

Gjysmën e shikimit tim

Të shohësh

Së sa shumë rëndësi ke për mua

 

Eja së dua të ta fali

Gjysmën e vetes time

Të mundesh të më duash

Sa gjysma asaj që unë të dua ty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat