Presidenti i Unionit të Artistëve të Kombit Shqiptar Azgan Haklaj sjell Çmimin për Grupin fitues

Kultura

Presidenti i Unionit të Artistëve të Kombit Shqiptar Azgan Haklaj sjell Çmimin për Grupin fitues

Nga: Halil RAMA - “Mjeshtër i Madh” Më: 17 gusht 2021 Në ora: 12:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Mes 23 grupesh konkuruese, Ansambli Aristik “Hazis Ndreu”- “Nderi i Kombit” fitoi Çmimn e Parë në Festrivalin Folklorik “Eshkë e ndezuar mbi Shkëlzen”, që u mbajt para disa ditësh në Deçan të Kosovës.

Çertifikata e Çmimit fitues iu dorëzua Presidentit të këtij Ansambli, Z.Muharrem Gjoka-”Mjeshtër i Madh”, nga Presidenti i Unionit të Artistëve të Kombit Shqiptar Azgan Haklaj.

Gjatë kësaj ceremonie mbrësëlënëse ai evidentoi vlerat artistike me të cilat konkuroi ky Ansambël në Fesivalin folklorik që organizohet thuajse çdo vit në nderim të rapsodëve të mirënjohur shqiptarë Dervish Sahqe e Demush Neziri .

Z.Haklaj, themelues i disa festivaleve folklorike kombëtare e ndërkombëtare, ndër të tjera ai vlerësoi interpretimin me mjeshtri trë lartë artistike nga valltarët e këtij Ansambli në pjesët: Suitë koreografike “Nuset tona”; valle festive me motive të Tropojës; vallen me motove matjane “Kërcej me fyell e çifteli” me solistë Erida Stana,m Marsida Zhgjuni e Fabjon Isufaj; “Dhëndurët e kubetit”(suitë koreografike); “Tokë e shqiponjave” (tabllo koreografike-Solistë: Ergys Doçi, Krisilda Halili, Rexhina Qerimaj dhe grupi i fëmijëve) etj.

Ndërkohë Presdienti i Unionit të Artistëve të Kombit Shqiptar Azgan Haklaj tha se meritë kryesore për këtë arritje kanë drejtuesi i gruipit Avni Ndreu- “Mjeshtër i Madh” dhe vajza e tij Earta Ndreu si koreografe dhe menaxhere.

Me performacën e shkëlqyer, valltarët e këtij Ansambli ngritën peshë zemrat e artdashësve që ndoqën këtë festival nga dhjetra komuna të Kosovës. Emocione të fuqishme shkaktoi tek t╒ pranishnmit interpretimi i këngës “Jam zambanu i Dardanisë” nga këngëtarja dhe valltarja e shumtalentuar Erida Stana.

Kështu ka ndodhur edhe në festivalet tjera në treva të ndryshme shqipfolëse. Në harkun kohur të tre muajve të fundit Ansambli Aristik “Hazis Ndreu”- Nderi i Kombit është fitues i disa çmimeve të para e trofeve në disa festivale.

Vetëm para pak ditësh ky Ansambël triumfoi në edicionin e 18-të të festivalit mbarëkombëtar “Sofra Dardane”, që u mbajt në Tropojë me pjesëmarrjen e 40 grupeve, ku u nderua me Çmimin e Madh të këtij Festivali. Në repertorin e këtij Ansabli numërohen me dhjetra valle, këngë e interpretime të tjera krijuese, me të cilat ka “pushtuar” hapësirat mbarëkombëtare e ato ndërkombëtare si në: Turqi, Rumani, Bullgari, Itali, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, etj.

Të shtunën e 10 korrikut ky ansambël konkuroi dhe u vlersua si më i miri në Festivalin e 14-të ndërkombëtar në Kërçovë, Maqedonia e Veriut. Këtu, Ky është parasëgjithash vlerësim i Drejtorit të Festivalit Mazllam Osmani

Presidentit të Ansamblit, Z,Muharrem Gjoka, i cili gjendet prej vitesh pranë këtij grupimi artistik, si një dorë e ngrohtë, inkurajuese dhe mbështetëse, një emër, i cili e nisi jetën e tij artistike si një talent i skenës dhe i valles dibrane dhe sot nderohet si një burrë Dardhe dhe Dibre, i vlerësuar me Titujt “Mjeshtër i Madh” nga Presisdenti i Republikës dhe “Nderi i Qarkut Dibër”, nga Këshilli i këtij qarku shprehet se: “Ansambli Artistik “Hazis Ndreu” – “Nderi i Kombit”, i themeluar dhe drejtuar nga i biri i tij artist, koreografi Avni Ndreu – “Mjeshtër i Madh”, është një Ansambël grupesh zinxhir (akademi) të organizuar në grupe nga mosha 5 vjeç e lartë. Janë me qindra artistët që kanë kalur në përvojën e këtij Ansambli në këto 10-vjet, duke mbushur skenat dhe sheshet e Tiranës, Kamzës, Ulqinit, Dibrës, Tropojës, Strugës, Tetovës e mbarë Shqipërisë” Në shfaqjet e organizuara herë pas here nga ky ansambël kanë performuar artistët: Arif Vladi – Mjeshtër i Madh dhe “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut, Qerim Sula – Mjeshtër i Madh dhe “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut (pas vdekjes), Liri Rasha – Mjeshtër i Madh dhe “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut, Vera Laçi – Mjeshtër i Madh, Sherif Dervishi – Mjeshtër i Madh (pas vdekjes), Dardan Pepkola, Zaim Tollja si dhe këngëtarja dhe valltarja e shumëtalentuar Erida Stana, valltarët: Adem Kurti, Fabjon Isufaj, Fatjona Ismailukaj, Eralda Jaurri, Serxho Rriçku, Ergys Doçi, Kristjan Kavalli, Marsida Zhgjuni, Orinda Prenci, Rexhina Qerimi, Livia Bushpepa, Ledion Zhgjuni, Jugers Muça, Sara Ndreu e tjere. Krijmtaria e këtij ansambli, e ardhur nga ajka e kompozitorëve si: Përparim Tomçini – Mjeshtër i Madh (pas vdekjes), Edmond Zhulali – Mjeshtër i Madh dhe “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”, Kol Susaj – Mjeshtër i Madh, dhe udhëheqja artistike nën drejtimin e “Mjeshtrit të Madh” Xhelil Ymeraj dhe mjeshtrit të koreografisë Avni Ndreu – “Mjeshtër i Madh”, ja kanë rritur vlerat dhe përmasat këtij ansambli duke i dhënë statusin e një ansambli kombëtar profesionist.

Ansambli ka performuar në disa televizione prestigjoze ndërkombëtare e kombëtare si: Rai Uno, Tv Romania, TRT Turk, RTK Kosovë, RTV Koha Tetovë, Top Channel, Vizon Plus, Tv Klan, TVSH, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat