Një mëmëdhetar me dëshira të zjarrta

Kultura

Një mëmëdhetar me dëshira të zjarrta

Nga: Baki Ymeri Më: 22 gusht 2021 Në ora: 15:06
Kopertina

Eduard M. Dilo është një mëmëdhetar me dëshira të zjarrta dhe ndjenja të larta kombëtare. Shqiptari shkon nga shkon, por vendin e vet nuk e harron. Eduard M. Dilo e ka krijuar profilin e tij publicistik, i prezantuar në faqet e këtij libri me një gamë subjektesh interesante dhe atraktive. Vëllimi respektiv është një kontribut i veçantë kushtuar shqiptarizmit me disa personalitete e subjekte si: Zonja Lume M. Juka me kujtime për Nanën Terezë, Ilia Dilo Sheqperi dhe Dita e Flamurit, Kremtimi i fitores së Luftës së Vlorës dhe Dita e Flamurit festuar në Fier (1937), Petro S. Zheji, Mit’hat Frashëri, Lasgush Poradeci për Naim Frashërin, Ura e Zogut në Mat, Kozeta Zylo, Pëllumb Lamaj, Silva Tërnava, Koço Sterjo, Donika Hamitaj, Kurbeti, fotodokumentim historik, etj.

Shqiptarja e madhe patriote, zonja Lume M. Juka

(Në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta)

Një vit më parë ndërroi jetë Zonja Lume M. Juka, profesoreshë e nderuar, motër në shpirt dhe bashkëpunëtorja e mike shumë e afërt e Nanës sonë dhe krejt njerëzimit, shenjtores së pavdekeshme Shën Tereza. Krejt bota shqiptare dhe Kombi ynë humbi një intelektuale dhe patriote të shquar, një grua e rrallë. Shumë nga të huajt këtu në N. Y. kur bisedonin me të, e pyesnin plot kureshtje, gezim e dashuri: "Më duket sikur takuam e biseduam Nënën Terezë; ju lutem kush jeni ju, si e keni emrin?". Ajo me thjeshtesinë, butësinë, mirësinë dhe dritën që reflektonte në ata sytë e saj plot embelsi, u përgjigjej: "Jam Shqipëtare, ashtu si ishte dhe Nana Terezë, ngjaj si duket me të, se jemi nga një vend, e duke qënë për shumë kohë prane Saj kam -si duket - diçka të marrë prej Saj!" Zoti e kish sjellë që unë të bisedoja e takohesha shpesh, të takohem e të dëgjoj mrekullitë e dala nga zemra e kësaj Zonje, që nuk nderon vetem Shkodrën që e lindi, por krejt Kombin tonë. E kompletuar me një kulturë që e do t'a kish zili gjithkush, zotëruese e 7 -të gjuheve të huaja, ishte aq e përvuajtur sa dhe e ditur. Ishte vetë MIRESIA, ashtu si ka qënë dhe motra e saj, Shkencëtarja Shqiptare Prof. Dr. Safete S. Juka, apo vëllezërit Burhan e Fiqiret.

nda nga jeta, duke lënë mbrapa vetëm shembëll e dritë -dritesie. Tërë jetën ja përkushtoi me zemër e shpirt vetëm Kombit, mori pjesë kudo dhe kurdoherë në gjithë aktivitetet ku percillte dhe predikonte me urtësi e mirësi veç dashurinë e pa kufi që kish për Atdhe. Ishte e thjeshtë dhe tepër modeste. Kurrë nuk bëri diçka për tu dukur e rënë në sy, por veç bënte atë që ja thoshte zemra e shpirti, mbrujtur e edukuar në shtëpi vetëm me ndjennjë atdhetare. “Patriotizmin dhe dashurinë për Kombin e quante detyrë, dhe nuk kërkoi shpërblim e përfitim prej tij”. Bota shqiptare sot është më heshtur, se ka humbur një nga të paktat intelektuale model që kishte. Zoja Lume, në biseda më tregonte fjalë e vëllait të saj të madh, Prof Burhan M Juka. E folmja e saj ashtu urtë e butë si vetëm Ajo Zonjë Engjëllore dinte të fliste më vijnë e tingëllojnë dhe sot; -thoshte vëllai im-vdekja asht gjaja ma e sigurta për çdo njeri. Gjithashtu edhe ma e thjeshta. Sejcili prej nesh do t'a përballojë. Por kur? e si?

Kërkush se di. Kur të vijë me më marr, vdekjen t'eme, ju lutem, mos e bani tragjike, tue u zhytë në zi, në trishtim, në vaje, në dëshprim. Vizita ngushellimi, ceremoni, fjalime, funeral e lajmerime nëpër gazeta, televisione ose internet të mos bahen. Përse me i trazue e me i detyrue miqët e të njoftunit me thurë lavdata e fjalë të bukura përpara arkivolit t'em? .... Vetëm Zoti na shef e na njeh si jena me të vërtetë.

Vdekja për mue asht si me shkue n'udhëtim. Kur mos të më shofin e zanin mos të m'a ndigjojnë ma në telefon e pyesin: "Ku asht? - "iu përgjegjeni: "Ka shkue në nji udhëtim pa kthim". Nji lajm vdekjeje asht gjithmonë trondites.... Pra, sa ma qetësisht, i vini në dijeni se un nuk jam ma në kët botë ...." Për ta bërë edhe më të bukur ketë perkujtim të saj, po sjell faqe nga Ditari që kam fatin e mirë ta kem në arkivën time, dhuratë nga ajo zonjë e papërsërtëshme për familjen Dilo-Sheperi.

Nga ditari i prof. Lume M. Juka për shenjtoren Nënë Tereza

fletore, bllok i thjeshtë - ditar i saj! I shkruar shumë thjeshtë , çiltër, me një shkrim të qartë e të bukur, ka shumë Hyjni, se shkruan për Shenjtoren me origjinë shqiptare, Shën’ Teresën e nderuar dhe respektuar nga mbarë njerëzimi,(po e kopjoj sipas orgjinalit): E martë , 2 Qershor 1981. Jam në dhomën e vogel ku ka me fjetë Nana Tereza sonte. Po Asht e vërtetë. S’mund të ju besoj syve të mij. Zemra më rreh me nji gëzim e mirënjohje të pa përshkrueshme. Duhet të shkruej diçka që të më mbesin, përndryeshe kam me kujtue se kam kenë andërr. Ode sa grimca. Nji shtrat hekuri. Nji dyshek i hollë, ma fort jorgan se dyshek. Shumë ma i ngushtë e ma i shkurtë se shtrati... mbulue me nji çarçaf të vjetër e nji batanie ( jamulli) të lehtë. Në mur: nji Kryq i bame me dy dega, ose dy krande të thata. Nji lutje e shkurtën’ anën e dritares ( vue aty sigurisht nga murgeshat). (Në paça kohë kam me e kopjue).

Nji drasë me katër kambë :( tavolina e saj ku shkruen kur ka kohë). Nji moter posa’ vuni sipër saj tashti në një gastare çfarëdohi, nji të këputun në kopshte.( kan nji kopësht të vogël. Kur mrrina të dieln m’u duk si me u kthye në Shqipni, asht i rrethuem me mure të nalta e ka dy manda mbushë me kokrra, që kanë me u pjek përsëshpejti. Bare e drandofile. Në midis statuti i Bekume. Zogjët qetëisht cicrojne e këndojnë ).

ka tjetër? Varë në mur nji kalendan falë prej ndokujt, e sigurisht e falë gjithashtu nji komon i vjetër me dy syza të shtrembta të cilat patjetër me mezi çilen e hapen... N’kët odë flenë ndoj murgeshë ose aspirante, ose “ come and see” kujt t’i, takojë kur s’asht N. Teresa në NY. Simbas nji rregulli që paskan M.M. çdo muej ndërrohen dhomat: herë herë të takon me fjetë në dormitore në podrum, herë për tok, herë n’odë në vedi. Para se të vinte N.Teresa aty kishte fjetë Sn.Mirmala : per tokë në dyshek të hollë të cilin - ditën- e mblidhte në një qoshe. E pashë, se mue më thanë sot me ja goditi shtratin N.T... U shendova përsëtepërmi: Me i godit shtratin nji Shenjtneshe Shqiptare.... M’u duk si me më dhanë Zoti nji mision pranë vendit t’em.

Cili mund të jetë? ...

Petro S. Zheji, shkencetari shqiptar qe krahasohet me profetet

Petro Zheji nuk esht me! Zemra e Tij sot ndali te rrahurat per te pushuar ne perjetesi. Bota shqiptare, kultura dhe shkenca kombetare humbi sot kollozin e epokes qe jetojme. Ne bisedat e gjata telefonike qe beja, apo ne takimet qe kam pas fatin si i aferm i tij kur kam shkuar ne Atdhe, me fliste me pasion per gjuhen tone, per punimet e tij shkenecore ne kete fushe, duke me perseritur shpesh "vazhdoj punen e nisur nga i madhi shkencetar i gjuhes sone, Gjyshi juaj Ilia Dilo Sheperi". Ndjeja kenaqesi, ndihesha dyfish krenar per te paret e mi, te cilet Petrua yne ashtu si dhe te Atin e Tij, Spiro Zhejin i kishte Idhuj, i kishte burim frymezimi ne punen e tij plot pasion, seriozitet, perkushtim.

Me thoshte shpesh ne biseda: "Ata nuk dinin te ishin ndryshe, ishin vetvetja, te drejte, te ndershem, Atdhetare. Ke parardhes shume te medhenj e te denje, ndaj ske si te mos jeshe krenar per ta". Me nje besim te madh tek ZOTI, ne biseda me thosh shpesh: "jam i semure, shume i semure, por Zoti me le te jetoj dhe ca per te mbaruar misionin e nisur, per te mbaruar keto punime qe kam nder duar, Çka thote ZOTI do behet". Dhe plot perkushtim ne shtepine e tij te mobiluar thjesht e me kulture, ne ate studjo te vertete shkencore gjuhesore Albanologjike, punonte thjesht, pa buje e dukshmeri ,por me devotshmeri. Shpesh i percillja pershendetjet e Zojes se nderuar Lume M. Juka, Motres ne shpirt te Nene Terezes, e Ai plot kenaqesi me thosh: "ke fat bisedon e takohesh me nje Engjell, e Lutjet e saj ndihmojne kedo, ndihmojne dhe mua ne cdo gje, Ajo esht nje Shejt".

yne, Petrua qe nuk la shok ne fushen ku ai shkelqeu me punimet e tij i dha shkences boterore kodet per te deshifruar shkrimet e vjetra dhe lashtesine e gjuhes sone. Ai krahasohet me profetet! i tille ishte, i tille do te mbetet tere kohen. Ruaj prej tij librat dhurate me dedikim qe me ka dhene, ruaj si gje teper te cmuar bisedat e rregjistruara me te. Te qofte dheu i lehte, pushofsh ne Paqen e Perendise i madhi dhe i pa vdekeshmi Petro S. Zheji. (2019-New York)

Statujёs sё lirisё

Ah Statujё, Statujё e Lirisё

Sa ёndrra rinie u vyshken mbi ballё,

Jehona dashurie qё kurrё nuk u dhuruan,

Sa kafka martirёsh mbetur pa varr!

Ah Statujё, Statujё e Lirisё

E vetmja dritё, i vetmi zjarr,

E vetmja ёndёrr ku shpresat udhёtojnё,

Pёrzier me klithma, kulluar nё gjak!

Ah Statujё, Statujё e Lirisё

E vetmja shpresё qё na mban gjallё,

Por edhe po ikёm pa u takuar,

Besomё, do vijnё tё tё puthin vrasёsit tanё...

Spaҫ, 1979

Rosie schniter rrëfen si u ndërtua ura e zogut në mat

E kujt nuk i ka bërë përshtypje kjo urë aq e bukur ndërtuar mbi lumin Mat?

Është inauguruar më 26 maj, të vitit 1927 dhe është projektuar nga inxhinieri zviceran, atëherë në moshën 30 vjeçare, Erwin Schnitter.

Vite më parë, më 1925-ën, u bë dhe projekti i parë nga inxhinieri gjerman Back, duke marre si pikë ndërtimi fushën e gjerë. Rryma e Janarit në vitin 1926 tregoi egërsinë e kësaj rryme.

Ura është e ndërtuar me gjashtë harqe, gjithsecila nga 54 metra e gjatë. E ndërtuar me çimento dhe hekur në një sistem nga më modernit për ndërtime urash (për atë kohë), edhe sot e kësaj kohe, nuk e ka humbur bukurinë dhe vlerën. Ura e Matit është një ndër më të bukurat në Ballkan.

Sipas gazetës “SHQIPNIJA” me Drejtor Dr. Leonidha Naçi – (Tiranë, e Martë 24/05/1927), në inaugurimin e saj morën pjesë deputetë, senatorë si dhe autoritete të Shkodrës e Lezhës. Është (po sipas gazetës në fjalë), një inaugurim solemn i më të parës vepër të madhe për dobi publike që Ministria e Punëve Botore (nën drejtimin e të palodhurit Ministër Musa Juka) kreu me iniciativën e vet plot energji….

“Sa për punimin artistik të kësaj ure, e për hijeshinë e saj nuk mund të zhvillohet si duhet një përshkrim, e vetëm kush ka rastin me e pa, mbetet për të qenë i saktë i impresionuar prej një vepre të artit kolosal.…. Sipërmarrja e kësaj godine prej inxhinier Mazorana &Co. E përfaqësuar prej inxhinierit të vet ekzekutues Z. Erwin Schnitter, me një zell e zotësi të shqueme brenda nji vjeti punimi e kreu pikrisht në bazë të kontratës, tue fitue në kët mënyrë admirimin e simpatin e gjith atyne qi kanë pasë rasin me kët shoqni ndërtimi në punë e sipër”, shkruan Cirilo Kasana.

Kjo gazetë e ruajtur nga inxhinieri në fjalë i është dërguar familjes Juka dhe me disa shënime (kujtime), që mendoj se kanë vlera të jashtzakonshme, ndaj po i riprodhoj sipas origjinalit. Kujtimet e mia personale të viteve 1925-1928, mbi Musa Jukën ministër i Punëve Botore të Shqipnisë. Gjatë vjetit 1924, në Shqipni, ishte tue u organizue nji grup personalitetesh me vullnet të fortë dhe të pajisun me nji mendje të vendosun mbi mbëkambjen e vendit të tyne, i cili posa kish fitue pavarësinë dhe lirinë e tij nga zgjedha e huej.

Ahmet Zogu e përfaqësoi këtë grup si kryetar. Zotni Musa Juka u emnue Ministër i Punëve Botore. Ky ishte nji njeri me fuqi vullneti jashtëzakonisht të madh e me pamje të kjartë mbi nevojat që u paraqiteshin me urgjencë për vendin e tij. Pamjet e tij ishin jo vetëm të ushqyeme nga nji inteligjencë e rrallë, por gjithashtu nga nji idealizëm i fuqishëm dhe besim të patundun në të ardhmen e atdheut të tij.

Qëllimi i tij për me nxjerrë Shqipninë-të mbushun me plagë-nga shkatërrimet e tmerrshme të luftës, nga kaosi e inercija që erdhi pas, dhe me i dhanë nji frymë guximi, aktiviteti, dhe pune, u lypste të kishte nji fuqi jashtëzakonisht të madhe tue kenë se çdo gja do t’u fillonte nga asgjaja. Unë, si inxhinier i ri sviceran, tue pasë krye shkollën Politeknike të Zurich-ut e tue pasë marrë pjesë në ndërtimin e disa urave e digave në vendin t’em, pata fatin me ndjekë-gjatë disa vjetësh-fillimin e këtyne realizimeve të Ministrit të Punëve Botore Zotni Musa Juka.

Nji nga projektet e parë me randësi që u donte të realizohej ishte rindërtimi i rrugës kombëtare që të çonte, prej Durrësit dhe Tiranës në Shkodër, qyteti ma i randësishëm i Shqipnisë së Veriut. Gjatë Luftës së parë Zurich-ut, shkojmë në një shtëpi të thjeshtë por posaçërisht e kandshme e origjinale. “Kët shtëpi e ka ndërtue Lux Guyer e para grua arkitekte në Zvicër, e motër e nji zonje që banon ktu pranë Rosie Schnitter, autore, e martume me Erwin Schnitter inxhinier me famë ndërkombëtare, me tha Louisa.

Nji zonje e hijshme, po vjen kah un. Me ngrohtësi me shtrëngon dorën tue më thanë: “Jam Rosie Schnitter, bashkë me burrin t’em kena kalue tri vjet në Shqipni e njana vajzë më ka le atje. Kena kujtimet ma të mira nga atdheu juej e sidomos nga Ministri i Punve Botore i atëhershëm. Im shoq, i cili ka ba shumë punime, në vende të ndryshme thotë: “Nuk kam njoftë njeri ma të aftë, ma të përkushtuem e të ndershëm se kët ministër. Insistonte që t’u përdorshin materialet ma të mirat, por dhe që shpenzimet të ishin sa ma të vogla. Çdo ditë, herët në mëngjez , përpara, se të shkonte në zyrë, vinte me kqyrë punimet por sidomos edhe me folë e bisedue me puntorët. U kujdeste për ta, dishironte me dijtë problemet e tyne personale për me i ndihmue. Ishte modest, human, me vlerë e zemër të madhe”.

Ndërkaq erdh edhe Zotni Erwin Schnitter. Përsëriti, pak a shume çka më kishte thanë e shoqja. Foli me respekt e admirim për kët Ministër të Punëve Botore, mandej shtoi: “Në jetën t’eme nuk kam njoftë njeri ma të përkushtuem. Ka kenë për mue nji inspirim i vërtetë me njoftë dhe me bashkëpunue me nji njeri si ai. Kët fakt e konsideroj si nji dhuratë nga Zoti. Emnin e ka pasë: Musa Juka. A e njifni?”. Thellësisht e emocionume i thashë: “Jam vajza e tij”. Me lotë në sy, u përqafuem të tre. Mbasi u qetësuem nji fije, biseduam gjatë, mandej më tha se ishte ndërtuesi i Urës Matit dhe disa punimeve të tjera.

Kishin banue në Shqipni prej vjeteve 1925-1928. Më ftuen menjiherë në shtëpinë e tyne, ndeja disa ditë. Ishin jo vetëm jashtëzakonisht të kulturuem, por të sjellshëm, të thjeshtë e mikpritës si jena ne shqiptarët. Nga ajo kohë, d.m.th. prej vjetit 1961 filloi nji miqësi e ambël ndërmjet familjeve t’ona e cila vazhdoi deri sa qenë në kët botë. Erëin Schnitter ndërroi jetë në 1980 dhe e shoqja më 1982. Si e shpreha ma sipër, Erëin Schnitter më ka pas thanë se Ura e Matit ka kenë ndërtue prej tij, si inxhinier i nji firme italiane triestine. Austriakët patën ndërtue nji urë gati 500/m të gjatë aty ku lumi- mbasi kalon vargun e fundit të maleve – hyn në fushën e gjanë që shtrihet deri n’Adriatik. Kjo ishte nji urë e fortë, por mjerisht austriakët e shkatërruen krejtësisht, kur u tërhoqën në 1918. Me landën që mbetën nga ura, banorët ndërtuen nji trap.

Gjithashtu po sipas Zonjës Dr. Safete S. Juka, kemi dhe këto të dhena për Ing. Erëin Schnitter: I diplomuar prej shkollës Politeknike të Zurich-ut si inxhinier gjeometër, ka drejtuar punime të rëndësishme jo vetëm në Svicër, por dhe në shumë vende të botës. Disa prej ndërtimeve të tija që meritojnë të përmenden posaçërisht janë dy tunele nën ujë, njëri në Holandë e tjetri në Irlandë; porti i Dunkerqne-ut në Francë; qendra hydraulike e battage (dam) në Portugal (Castelo do Bode e Cabril) e n’Alsace, Francë, etj. Ai ka bërë pjesë në ndërtimin e metropolitan-it (sabëay) të Torontos e ka lënë gjithashtu plane për ndërtimin e nji sistemi metropolitan për qytetin e Zurich-ut. Punimet e tij të mëdha e të rëndësishme e kanë bërë të njohur jo vetëm në Svicër, por në botën ndërkombëtare.

Në anën tjetër, si shkruan në një revistë svicerane Fritz Marti, bota ka humbë me Erëin Schnitter- in jo vetëm një inxhinier të shquar, por dhe nje personalitet me vlerë njerëzore shumë të madhe botnore. Ushtria italiane kishte ndërtue nji rrugë ushtarake Durrës – Tiranë, me nji degë nga Veriu, ku u gjindetë fronti që ishte organizue kundër ushtrisë austriake. Kjo ushtri (ushtria austriake) kishte ndërtue nji rrugë ushtarake që kalonte Lezhën dhe që u lypste që të vazhdonte përtej lumit Mat, lum i fuqishëm me rrymë të fortë e të vrullshme. Austriakët zgjodhën si vend ndërtimi, pikën në të cilën ky lum përshkonte malin e fundit për me hy në fushën e gjanë që shtrihet deri në Mesdhe dhe aty ndërtuen nji urë 500 metra të gjatë me këmbë çeliku të ngulura në nji thellësi të madhe.

Rruga u vazhdue kah jugu deri në frontin kundër ushtrisë italiane. Kur ushtrija austriake u tërhoq në 1918, austriakët e shkatrruen gjith kët vepër të mrekullueshme. Mbas luftës, njerzit që banojshin në at krahinë instaluan si mjet të përkohshëm nji trap, tue përdorë kabllot e landët e përdorshme që kishin lanë austriakët. Ndërtimi i nji ure mbi Matin që të sherbente për rrugën kryesore kombëtare prej Jugu në Veri të vendit nja 60/km nga Tirana paraqiste pra nji nga nevojat teknike ndër ma urgjentet. Në hir të energjisë të palodhun të Ministrit të Punëve Botore, Zotni Musa Juka, në vjetët 1926 e 1927 u realizue nji urë me beton arme, 500/m e gjatë, kambët e së cilës janë të nguluna në një thellësi shumë të madhe. Në Janar 1926-gjatë këtyne punimeve – rryma e Matit u vërsul me nji vërshim 1200/m3 për sekondë.

Në Jug të Shqipnisë-në Portin e randësishëm të Vlonës – u ndërtue, në vjetet 1925-1926, nji mol me beton arme, për me ngarkue dhe me zbarkue vaporët. Në Portin e Durrësit u ndërtue nji magazinë mallnash në vjetin 1927 dhe mbas kësaj u ndërtue Banka Kombëtare. Studimi për nji port të randësishëm në Durrës u ndoq me interesimin ma të madh, me qëllim me i hapë vendin nji zhvillimi aktif dhe të mbarë. Në pranverën e vjetit 1928, punimet e ndërtimet të këtij porti u ndërmorën me të gjithë energjinë e duhun. (Këto kujtime janë shkruajtur frëngjisht, e janë përkthye prej saj, nga Prof. Fiqret Juka; unë i qëndrova besnik gjuhës së përdorur). Lexojmë në letrën (19/6/1970) që dërgon për Zonjat e nderuara, Dr. Safete dhe Prof. Lume, Z. Erëin, këto rreshta “Ju falnderoj që do t’i pranoni kto informata që po ju dërgoj, prej nji të kalumes së largët, e cila për mue asht shum e çmueshme…

Mbajmë gjithmonë kujtimet ma të mirat nga atdheu (vendi) i juej i bukur”. Kemi ndër duar një shkrim të këndshëm nga e shquara Erudite shqiptare Dr. prof. S.S. Juka, që rastësia e ka sjellë të njihet e bisedojë me këtë inxhinier të shquar. N’Egjipt kena kalue disa vjetë; ma të amblat në mërgim. Egjiptianët na duen shum ne shqiptarët, sidomos edhe prej të mirave që i ka ba popullit egjiptian mbreti Mohamed Ali, i cili ka kenë shqiptar. N’Aleksandri banojshin njerëz me kombësi të ndryshme. Kishte edhe nji koloni të madhe svicerane. Aty u njofta me Louise e Renxo Alleman, sviceranë të lindun n’Egjipt. Mbas ramjes se Monarkisë Egjipiane ata – si shumë të tjerë – u larguen dhe u vendosën në Zurich ku kishin prindët e tyne.

Miqësinë t’one e mbajtmë me korrespodencë. Në 1955 ndrroi jetë babai i jem i dashtun Musa Juka. Dy vjet ma von shkova pranë vëllazënve në Neë York. Nana vazhdoi të banojë n’Aleksandri bashkë me motrën Lume. Louisa me të shoqin insistojshin që të shkojsha me kalue disa ditë në shtëpinë e tyne. M’u mbush mendja në 1961. Sa gëzim kur u takuem mbas sa vjetësh!… Na u duk sikur t’ishim nda nji ditë ma parë. Miqsija e vërtetë asht e shejtë. Për nder t’em, ata dhanë nji drekë ku ftuen miq të tyne të shumtë. (Që të takoheshin me nji shqiptare, profesore të letërsisë franceze, piktore, shkencëtare, studjuese, arkeologe, etj.Shënimi im E.D.)

Shtëpija e Louises ishte jo vetëm e madhe e me nji pamje të mrekullueshme mbi liqenin e Zurich-ut, por posaçërisht e kandëshme e origjinale”. Këtë shtëpi e ka ndërtue Lux Guyer, e para grua arkitekte në Svicër, e motër e nji zonje që banon ktu pranë Rosie Schnitter, autore, e martume me Erwin Schnitter inxhinier me famë ndërkombëtare”, më tha Louisa.

Në fier më 1937, në ditën e flamurit

Një takim dhe bashkëbisedim i ngrohtë dhe tejet miqësor me Zt. Latif Celo. I thjeshtë, i urtë, tepër komunikues e i shtruar në bisedë, çdo gjë kur je me të është shumë interesante dhe koha kalon pa kuptuar. I lindur në një familje me taban të fortë kombëtar, i brumosur dhe edukuar me sens vetëm patriotik, është një thesar i pa fund për sa tregon e ka në kujtesën e vet sa të freskët aq interesante.

Me thjeshtësi e plot modesti, (duke mos fshehur dhe krenarinë), tregon se në shtëpinë e tyre kanë pasur armët e stërgjyshit Çelo Picari, trimit lab që historia e njeh të pa trembur e luftëtar i madh me famë. Është fatkeqësi që këto armë nuk ndodhen në Muzeun Kombëtar ku janë dorëzuar në vitet ’50-të, por kanë marrë rrugën e Moskës, dhuratë nga qeveria e kuqe e Tiranës të atyre viteve një gjenerali të lartë rus! Sa turp! Çfarë shkallmim tradite dhe historie kombëtare.

Në bisedë e sipër me të, në një zarf ku kishte mbështjellë me kujdes, nxjerr dhe tregon këto foto të rralla me vlere të jashtëzakonshme historike, bërë në vite të ndryshme në Fier, ku festohej festa e Flamurit, ose përkujtohej Lufta heroike e Vlorës në vitin 1920. Është dita e Flamurit, atij Flamur shkabë, që çdo shqiptar e bën krenar, dhe i sjell gëzim në shpirt e buzëqeshje mrekulli. Shihen në foto njerëzit e veshur hijshëm, të gëzuar, ku janë në solidaritet të plotë e shkrirë bashkë të tri fetë që ka Shqipëria.

Në foto gjithashtu shihet pjesëmarrja e grave të veshura me kostume kombëtare që së bashku më fëmijët e burrat festojnë. Shikojmë Flamurin dhe përfytyrojmë si është valvitur nëpër stuhi e rrebeshe ngjyer me gjak të kulluar nga dëshmorët kombëtarë qe me të në gji u bene fli. Gjithmonë nder vite Flamuri është valvitur krenar në rrugën e shqiptarëve të vërtetë që kanë sakrifikuar gjithçka. Hije rëndë Flamuri duke e mbajtur ndër duar e parakaluar me të, na mbush me gëzim duke na i bërë ditët të mira, duke na kujtuar sa e shtrenjtë është Liria.

Gjaku i derdhur për këtë Flamur na e bën edhe më të shtrenjtë atë. Sa dëshmorë ndër shekuj kane rënë nën hijen e këtij Flamuri. Dëshmorët gjithmonë aty ku pushojnë në përjetësi, mbështjellë trupin me flamurin kombëtar durojnë gjithçka e nuk zemërohen e trishtohen, por në heshtje, aty nën dhe’, shpresojnë për ditë dritë e mirësi për krejt Atdheun, Mëmëdhenë e drobitur e të copëtuar, tradhëtuar edhe nga ca bij gjakprishës të tij… Por shpreson që gjakun ne dëshmorëve, të pa ndarë nga ngjyra e bindje idesh, por vetëm si idealiste të idealit të shenjtë kombëtar që i beri të rrokin armët e të dalin e luftojnë deri në flijim, ta shohë ashtu si duhet, siç e ka dhe Flamuri me shqiponjën dy krenare.

Gjaku i dëshmorëve, plagët e tyre dhembin ende se nuk shikojnë një Atdhe si e mendonin e nën Flamurin Kombëtar, për të cilin sakrifikuan e dhanë jetën. Në tërë egzistencën mijëvjeçare të Kombit tonë, historia nuk njeh që populli ynë të ketë sulmuar dike, veç është mbrojtur si shqiponja në mes të një pellgu gjaku! Gjithmonë populli ynë ka luftuar e është mbrojtur si shkëmbi në mes të detit që pret dallgët që përplasen në të. Flamurin tonë duhet të mbrojmë e nderojmë se ka përballuar ndër kohë e ndër luftra të përgjakshme, duke u përleshur me forcat më të mëdha përherë. “Flamuri ynë është simbol i jetës sonë kombetare është flake e pashuar e etjes për liri. Flamuri ynë është fjala e fundit dëshmorëve, të rënve për Kombin, është shikimi plot dritë drejt të ardhmes”. Rroftë dita e Shejtë e Flamurit!

Aforizma

Paraja dhe pushteti në duar të injorantëve shpërfytyrojnë, shtrembërojnë gjithçka: të drejtën, të bukurën, edhe historinë

Shumë eufori, shumë entusiast, në fund si flaka në kashtë ...

Shumë zhurmove, u lëvdove, por asgjë s’bëre nga çfarë premtove!

Mos lësho fjalen pa karar, të del boja sa më par’.

Mos premto shumë në fushatë, s’mbajte fjalën do vishë prapë!

Historinë ti që e ndryshon, koha që vjen të gjykon...

Ditë me diell, ditë me shi, qëndro me dinjitet po je Njeri!

Koha ikën, koha shkon, gabimet i riparon...

Po ke qëllim ku do shkoshë di timonin ta drejtoshë.

Mos u merr me gjë pa vlerë, shanci të vjen veç një herë !

Mos bëj si bëjnë të tjere, ji vetvetja, mor i mjerë!

Bëra një gabim të vogël, morën vesh: fushë, male, gërxhe, kodër,

bëra e po bëj të mira, asnjë nuk po flet nga smira ...

Fol e më shiko në sy, ndryshe s’bizedoj me ty.

Mos premto kurrë asgjë, se përmbushe, s’besohesh më.

Ikën dimri, vjen pranvera, çelin lulet si nga hera.

Ka diell, ka borë e shi, ndaj për të gjitha duhet e mira çati.

Nënën ta duash përherë shumë, është ajo që rri pa gjumë.

Nëna është që të jep jetë, është si Zoti i vërtetë .

Kudo vajta, kudo shkova, Nënë thirra, “ bir’ këtu jam “- zë dëgjova.

Porosi Nëne: Ajo që shkruan kur del në dritë i perket kujtdo, ndaj shkruaj saktë, e jo gjepura, biro!

Dikujt që është i brumosor keq, vazhdon të jetë njësoj, e mendjen nga ligësitë nuk heq!

Vlerat janë vlera! Nuk kuptojnë ata/ato që duke çmuar një vlerë, rritin vlerën e tyre.

E pashë dhe me pa, as unë gjë nuk i thashë, as ajo s’më tha.

Doja të të thoshja, të të thoshja shumë, por nuk di pse s’fola, s’di çfarë pësova unë!

Kur gabon, pendohesh dhe reflekton e nuk e përsërit më, falet-njësoj sikur nuk ke gabuar!

Plagët e vjetra kur hapen, dhebmin më shumë se të rejat! Tregojnë që nuk janë shërruar.

Mos bëj kurrë atë që s'ta thotë zemra edhe pse ndoshta të detyrojnë e duhet ta besh, se humbet në karakter! Mos ji kurre i pa besë!

Thuaj të drejtën, se vjen koha që të nxjerr në sy të të tjereve faqe bardhë.

Një vërejtje tejet shoqërore për të gjithe që ndoshta nga pakujdesia (nuk më besohet nga mosdija), shkruajnë me germa të vogla emrat e përveçëm: Zot, Perëndi, Atdhe, ndërkohë që u është ngulitur në kokë e bëjnë një gabim të madh, duke e shkruar me germë të madhe fjalën Parti!

Na ishin një here - tha dikush. Jo mor jo, i tha tjetri: Nuk na ishin, se dhe tani janë të pandryshueshëm, besnikë të së keqes!

Ndodh nga njëherë që mashtruesit e historisë sonë Kombëtare thonë diçka të vërtetë në biseda sidomos kur janë ftuar nëpër studio, në mënyrë që të justifikojnë gënjeshtrat e shumta që thonë kurdoherë!

Kanë shkruar, kanë thënë, por akoma shumë kanë lënë.

Do ti tregojmë vuajtjet tona, se në zemër ka perona!

Vuajtjet kanë lënë gjurmë, i kujtoj, dhimbje kam unë!

Vuajtje-vuajtje kaloi jeta, besuam tek e vërteta.

Familjen përherë respekto, se ashtu Zoti të do!

Në shoqëri dhe kudo, besë e fjalë mos i dredho.

Puno përherë veç me nder, se ashtu nuk ke qeder, s’të troket askush në der’!

Fati që të është shkruar, kurrë s’ka për të ndryshuar.

Zunë radhën gjithë me radhë .., kush të dalë më i parë!

Servilizmin kanë natyrë, ndaj burri derdh lot jo si burrë!

Dikush tha: Shif si ai permorri, kur lotin nga syri e nxorri!

Servilizmi dhe servilët, janë kudo si krokodilët.

Sa kameleonë që janë! Shesin Nënën dhe Babanë!

Në diktaturë shteti është vegël e pushtetarëve politk dhe armik i populli! (Anonim)

Në diktaturë të gjitha veprimtaritë politike a shoqërore ia nënështrojnë çastit imediat dhe nuk kanë për turp të pështyjnë ose të lëpijnë atë që kanë pështyrë pak më parë. (Anonim)

Regjime të dhunës, patriotë vetëm sa për demagogji dhe të korruptuar, sjellin rrënimin shpirtëror më shumë se një pushtim i huaj. (Anonim)

Urrej njerëzit fallco, sa dhe kam neveri të vesh një kopje të një këmishe, të shitur për markë originale. Vetëm fytyra e vërtetë, të bën ballëhapët në këtë jetë!

Mora pa ditur ç’ka marr. Mora ç’ka syri ka par’.

Në do të jeshë mirë me cilindo, mbyll sy e veshë, mos shiko e dëgjo!

Kur fjala s’të shkon/ E nuk të dëgjon njeri/ Rri në një qoshe/ Dhe bëhu si sehirxhi!

Lumturia duhet të jetë apsolute kur ke sjellje e veprime të mira në jetën e përditëshme.

Në jetë të ofrohen shumë gjëra! Zgjidh më të mirën, për të qenë i mirë!

Prindi udhëzon gjithmonë fëmijën për të arritur më të mirën e mundshme!

Fëmija duhet të bëje çmos për të treguar me sjellje e veprime që është biri i yt i denjë!

Shpresa është e gjallë, kur i beson Zotit!

Të gjithë hasin vështirë. Besimi në Zot i zbut ato.

Këmba ecën, shkel kudo.../ Ti ke sytë në ballë, ndaj manovro!/ Dëgjo e blej shumë/ Se sa flet për lumë/ Duaj o njeri Njerinë/ Se koha kalon fluturim/ Ikën-sikur s’ke qënë kurrë/ Rrjedh jeta si ujët në gurrë!/ Fjal’ e mirë ka shumë peshë/ Fjal’ e keqe të dërmon/ Nxirr nga goja ti veç mjaltë/ Zoti ashtu më shum’ të don!/ Fjal’ e keqe thyen gurin/ Del, e s’kthehet përsëri/ Nxirr nga goja fjalën e mire/ Se ajo është ar dhe flori!

Pamje e jashtme të gënjen, kur njifesh mirë, fytyrën rrëfen!

Besoje dikë besoje, kur ta njohësh atëhere vlerësoje dhe çmoje!

Shitja në interesin personal të çastit, dëmton shumë fshatin, krahinën dhe kombin!

Përfitimi nga shitja e një prone në një kohë të një shteti pa shtet, dëmton shumë atdheun, fshatin, krahinën, dhe kombin!

Mos të jeshë kurrë i pa besë për atë që i ke premtuar besnikëri!

Beso në sinqeritetin e atij deri në atë moment që nuk ke me besim!

Duhet njeriu të jetë i beses dhe jo i pa besë aty ku ka dhënë besën!

Prefero heshtjen atje ku je futur në shtëpi e je treguar mik me të!

Fjalën e mirë kur tjetri ta shpreh me dashamirësi, të futet në zemër, shpirt dhe ndjen kënaqësi e ngrohtësi!

E vërteta për të vërtetën, duhet të na i udhëheqë jetën.

Miqësia jeton gjatë, kur ska fallcitet, nuk ka interes dhe kur me të ke ngrenë dhe bukë thatë.

I thuaj tjetrit Mik- sa e shenjtë dhe besnike është ajo fjalë.

Miqësia -Miqësi, është e shenjtë, mos thurr intriga dhepabesi!

Më lëndove shumë, të quajta Mik!

Nuk falet pabesia, kur tjetrit i ke thënë: Jemi miq!

Miqësi=Besnikëri!

Pabesia dhe mosmirënjohja janë gjëja më e e keqe tek ai që i ka. E megjithëatë, jeta vazhdon!

Eshtë ideologjizuar aq shumë populli ynë , sa “dhe bar të hajë ”.

Nuk dënon diktaturën e kaluar, edhe pse gjithë partitë njësoj janë. Babë e nënë të njëjtë kanë.

Është shumë vështirë të ndërrojë mendje e të zhdukë kancerin që ka tani qysh nga ‘44-tra që e ka kapur dhe qe i duket mjaltë!

Nuk ka më burra apo gra si dikur që ti dhimbset ai vend e të bëjnë atë që duhet bërë.

Këta parlamentarë tani gënjehen duke u joshur e lëpire një kockë që u ofrojnë partitë. Janë vetëm interesazhi, kthehen në hajdute kalibri, mashtrues të pa shok, që topi s’i lot!

Koha nuk i ndryshon njerëzit. Ajo zbulon vetë natyrën e tyre të vërtetë.

Që të heqë dorë ligësia nga ty, hiq ti dore nga e liga dhe ligësitë se kush e çmon ligësinë, është më i lig se ai që i bën.

Çdo punë ka dobi. Të folurit e tepërt jo!

Mundohu të kuptosh të vërtetën e fjalës së tjetrit, sepse po nuk e kuptove, nuk di çka thua dhe vetë!

Ajo që duhet të udhëheqë një njeri në jetë është mirësjellja dhe edukata.

Koha është rregulluesi. Koha është treguesi i gjithçkaje tek njerëzit.

Cila është brengosja më e madhe? Brengosja më e madhe është interesi dhe lakmia.

janë armiqtë më të mëdhenj të njerëzimit? Zemërimi, hakmarrja, smira dhe mëria.

Lojërat e jetës: Ëndërrimet, madhështia, fama e lavdia.

Duhet të jesh në shpirt i lumtur që ta bësh dhe dike të tillë!

Doni të rrisni fëmijë të lumtur? Mos u grindni kurrë në sy të tyre!

Ilaçi, barna, janë shërrim, po shërrim më i suksesshëm është fjala kur tjetrin ja thua me zemër dhe ai e ndjen si të tillë!

që janë korrekt duhen vlerësuar, se janë aq të paktë, sa për të mos thënë që egzistojnë.

Korrektësia është një " specie", thuajse e zhdukur!

Ishte si korrekt, por e detyrova unë që të kuptojë që të mos jetë më i tillë, të paktën me mua!

Të jemi të drejtë, për të drejtën, në të drejtë!

Dhuratë nuk është kur dhuron çka nuk të duhe! Pra, çka nuk të pëlqen! Ddhuratë është kur dhuron atë që të pëlqen ty dhe e jep me zemërmirësi për dike. Është kënaqësi e vërtetë kur shikon dike që e kënaqe, që e gëzove me dhuratën që i fale!

Një femijë nuk rritet kurrrë i lumtur. Ggoditet shumë shpirtërisht kur nuk i plotësohen dëshirat. Ai shikon ndër shokë dhe nuk ka mundësi ta ketë nga varfëria e madhe që ka familja... shikon një rrobe që e kanë shokët, ai nuk ka mundësi ta ketë..., shikon një diçka që ha shoku dhe nuk ka mundësi ta provojë dhe shijojë.

Mos hani kurrë pranë një të urituri dhe të varfëri, ndani kafshatën me ate që nuk ka mundësi financiare të provojë çka ha ti!

Mos vish këpucë të reja kurrë para atij që është zbathur!

Mos pi ujë para atij që po vdes nga etja e nuk ka mundësi të pijë ujë!

Mos u hiq që di e flet për çka nuk di, e mendja të gënjen se vërtetë di!

Mos fol e të hiqesh sikur di, kur ke shkruar për një problem që kërkon ta zgjidhësh!

Mos kundërshto kurrë për një gjë kur nuk je i sigurtë se e di!

Mos gënje se kur del gënjeshtra në shesh, ku do gjeshë fytyrë të ballafaqohesh!

Kur flet, shikomë në sy, ndryshe nuk të besoj unë ty!

Ec në rrugë të drejtë, pa dredhi, veç dije se do keshë shumë veshtirësi!

Gjithmonë për të mirë kam menduar, se ashtu jam edukuar, ndaj zemrën e kam te qëruar, nga ligësitë larguar, edhe pse ti nuk më ke besuar! Besoj dhe ka vetem një Zot. Këte Besim askush nuk ma tundon dot!

na shikon gjithçka, di se si fle dhe se si ha.

Besoni në Perëndi, ashtu nuk gabon njeri!

Zot, të lutem na ndihmo, shëndet duam, sëmundje jo!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat