Viron Kona, një ikonë e letersisë shiqpe në kohë

Kultura

Viron Kona, një ikonë e letersisë shiqpe në kohë

Nga: Sokol Demaku Më: 8 shtator 2021 Në ora: 16:00
Viron Kona

Viron Kona ka lindur më 24 qershor 1950 në qytetin e Vlorës. Pa smbarimit të shkollës 7-vjeçare,nisi punën me profesionin modelist në Uzinën Mekanike, Vlorë,ndërkaq vijoi shkollën emesme të mbrëmjes.Aryeja e mos vazhdimit të shkollës së mesme ditën, ishte sepse, në atë kohë, ishte rregull që, nga një familje, vetëm njërit nga fëmijët i lejohej të vazhdonte studimet e larta.

Më parë,nga familja Kona,kishte mbaruar universitetin për inxhinier mekanik,njëri nga vëllezërit mëtë mëdhenj të Vironit, kështu që, Vironi që ishte më i vogli, nuk e kishte mundësinë e vazhdimit të shkollës së lartë.Atëherë,i mbështetur nga familja,ai vendosi që të mësonte njëzanat dhe të vijonte shkollën e mesme të mbrëmjes,pra pa shkëputje nga puna.Në profesionin modelist fitoi disa kategori,ndërkohë që në vitin 1969 – 1971(dy vjet) kreu shërbimin e detyruar ushtarak. Gjatë kohës kur punonte në uzinën mekanike,por edhe gjatë periudhës së ushtrisë,Viron Kona shkroi dhe botoi shumë artikuj në shtypin epërditshëm dhe në revista,ndërkohë që nisi përgatitjet për librine parë me tregime.

Pas përfundimit të ushtrisë, 1971,filloi përsëri punë nëUzinën Mekanike, në profesionin e tij modelist,ku arriti deri kategorinë e pestë, nga gjashtëkategori që ishin gjithsej. Të rinjtë e Uzinës Mekanike e zgjodhën Vironin Sekretar të Komitetit të Rinisë të Uzinës Mekanike. Në vitin 1973,Instancat e larta të Rrethit i propozuan të shkonte të punonte me detyrën komandant sektori në aksionin e rinisëpër ndërtimine Hekurudhës Librazh –Përrenjas.Pas një viti,ende pambaruar kjo hekurudhë, e emëruankomandant aksioni nëHekurudhën Fier - Ballsh, e cila sapo u hap. Kjo hekurudhë lidhte qytetin industrial tëFierit me Uzinën e Përpunimit tëThellë tëNaftës nëqytetin Ballsh. Aty Vironi kryente dhe detyrën e kryeredaktorit të gazetës “Vullnetari”.

Pas një viti pune në atë detyrë, pësoi një aksidentë automoblistik.Dy makina, ku, në njërën udhëtonte Vironi,u përplasën dhe ai përfundoi në spitalin e Ballshit.Ky aksident u bë shkak që të kalonte në nomeklaturëne Komitetit të Partisë të Rrethit të Vlorës, ku u emrëua me detyrën instruktor,një punë e rëndësishme për moshën e tij 24 vjeçare.Pas një viti pune, e dërguan për studime nëShkollëe Lartë të Partisë “V. I. Lenin”,një shkollë ku zhvillohej ekonomi dhe filozofi marksiste–leniniste, ishte një shkollë dy vjeçare që përgatiste kuadro partie. Pas mbarimit të kësaj shkolle, Komiteti i Partisë i Rrethit të Vlorës irekomandoi Konferencës së Rinisë të Rrethit të Vlorës që Viron Kona të zgjidhej Sekretar i Parë i Komitetit të Rinisë tëRrethit të Vlorës,detyrë të cilën e kreu për rreth një vit e gjysmë, sepse e ngritën përsëri në përgjegjësi duke e emëruar Sekretar të Dytë të Komitetit të Partisë të Rrethit të Vlorës. Ndërkaq, ai nuk e shkëputi nga vetja pasionin për letërsinë dhe gazetarinë,duke botuar qindra artikuj në shtypin lokal dhe atë qëndror, por edhe tregime e novela,disa prej të cilave patën jehonë në shtypin e kohës dhe u vlerësuan me çmime letrare.

Një e veçantë e asaj kohe për Viron Konën ishte se, ai, fitoi besimin dhe dashurinë e popullit të Vlorës për thjeshtësinë dhe humanizmin, duke u shquar nga dëshira që t`i ndihmonte sa më shumë njerëzit në hallet e tyre.Gjithashtu ai shfaqi shenja të dukshme tolerance, duke zbutur me iniciativë të tij disa qëndrime të ashpra klasore, që mbaheshin ndaj njerëzve të veçantë, që kishin mendime ndryshe nga vija e Partisë.Mbahen mend emrat e disa individëve në Vlorë, të cilët i shpëtuan burgut vetëm sepse me çështjet e tyre u mor Viron Kona.Gjithashtu, nëVlorë, ai mbahet mend edhe si një kuadër që ndihmoi dhe mbështeti nga afër krijuesit vlonjatë, poetët, shkrimtarët, piktorët, skulptorët, kompozitorët, këngëtarët, arkitektët, ndërtuesit, sportistët etj., si dhe të rinjtë e talentuar në fushën e shkencës. Gjatë kohës që ai punoi në Vlorë, aty u krijua “Shkolla vlonjate e pikturës”, kurse grupet artistike dhe folklorike të Vlorës shquheshin për nivelin e lart artistik në të gjithë Shqipërinë.Në vitin 1981, Vironin e caktuan kryetar të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Labëria”, që kreu një turne artistik njëmujor në disa qytete të Turqisë, përfshirë Bursën dhe Stambollin. Këtij turneu dhe impresioneve nga Turqia, ai i kushtoi librin “Yje mbi Bosfor”.

Standardi i lartë i punës, ndershëmria, serioziteti dhe personaliteti i Viron Konës patën jehonë, jo vetëm në Vlorë,por edhe më gjerë, kështu që, në vitin 1984 Viron Konën e emëruan instruktor të Komitetit Qëndror të Partisësë Punës së Shqipërisë, në Tiranë. Gjatë kësaj kohe, ai vijoi me korrespondencë studimet e larta në Universitetine Tiranës dhe, në vitin 1987, u diplomua “Mësues për Shkollën e Mesme, për lëndët Gjuhë dhe Letërsi shqipe”.Gjatë kësaj periudhe, për shkak të një gjendje të rëndë shëndetësore, e dërguan për kurim në Hungari(Budapest) ku kreu një operacion të rëndë të pankreasit.(Insulinoma). Hungarezëve dhepersonalit mjekësor hungarez ai ikushtoi librit “Dëgjoma zemrën, Budapest”, një libër që u mirëprit nga lexuesit dhe kritika.

Viron Kona u shkëput nga aparati i KQ të PPSH në vitin 1991-1992, kur në Shqipëri erdhi demokracia. Ndërsa strukturat e Partisë së Punës së Shqipërisë i propozuan të qëndronte në forumet partiake, ai kërkoi nga z.Fatos Nano,aso kohe kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe, më pas, Kryemnistër i vendit, që të punonte në profesionin Mësues për të cilin ishte diplomuar. Organet e Arsimit të Partisë Demokratike që kishin pushtetin, në fillim refuzuan që ta pranonin mësues, për shkak se kishte punuar në organet e larta të PPSH,por, më pas,ata e thirrën dhe e caktuan Mësues në shkollën 8-vjeçare Ibë e Sipërme, Tiranë, rreth një orëlarg me autobus nga Tirana.

Kur e pyesnin Viron Konën se, përse ai filloi të punonte mësues i thjeshtë dhe nuk kërkonte një punë zyrtare, si shumë kolegë të tij,kur kishte një emër të njohur edhe si shkrimtar, edhe si njeri me reputaciontë njohur shoqëror, ai,jepte këtë përgjigje: “Jam 42 vjeç dhe i kam mundësitë që ta filloj gjithçka nga fillimi. Jetova në diktaturë dhe provova edhe poste të larta. Le ta provojëedhe tani në demokraci sesa vlejë?”

Filloi punë mësues i thjeshtë, duke mbajtur familjen me një rogë të ulët dhe të vetme,sepse edhe bashkëshorten, e cila gjer atëherë punonte laborantenë Institutin e Tokave Bujqësore,e larguan nga puna pasi bashkëshorti i saj kishte punuar në strukturat e Partisë së Punës së Shqipërisë.

Për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike dhe pamundësisë për të përballuar jetesën ai doli në tregune madh, duke shitur sende tëçfarëdoshme,nga mëtë lirat,rroba tëpërdorura, këpucë, veshje të ndryshme,sende të lira etj.,dhe, me ato pak para qëfitonte, mbante ekonominë e familjes, mbante bashkëshorten dhe dy fëmijë të vegjël,djalin 12 vjeç dhe vajzën 10 vjeçe.

Kur shkoi të kryente detyrën si mësues, nxënësit, kolegët mësues dhe komuniteti prindëror e pritën mirë,por ishin disa ekstremistë të Partisë Demokratike në Pushtet, të cilët silleshin shumë keq me të.Sapo ai zbriste nga autobuzi,në prani të kolegëve meshkuj dhe femra, që vinin nga kryeqyteti dhe jepnin mësim në atë fshat, ekstremistët, i suleshin Vironit me sharje dhe ofendime të rënda, e shanin për familjen me fjalë banale dhe të pista. Ata e provokonin. Duroi dhe mbajti qëndrim indiferent ndaj tyre, por ata nuk hiqnin dorë. Ia bënë jetën dëshpëruese,ndërkohë që edhe disa inspektorë kontrollorë të arsimit i vinin kohë e pa kohë në kontrolle për ta kapur në gabime. Këtë situatë e rëndonte edhe ndonjë mësues ekstremist i partisë në pushtet, i cili iu ankua kryetarit të Partisë Demokratike se,“një njeri si Viron Kona,ish-instruktor i KQ të PPSH, është mësues definitv në punë,kurse unëqë jam demokrat, jam provizorë”. Për këtë shkak, Zyra e Arsimit dërgoi një ekip të madh kontrolli, të cilët për dy ditë e kontrolluan Vironin çdo orë,por ata bënë kontrolle edhe tek mësuesi ankues, që të krijonin përshtypjen se ishin të drejtë në vlerësime. Kontrolli për të tre klasat kujepte mësim Vironi, pasi kontrolloi testet e provimit, nxorri klasat e Vironit rreth 90 përqind,kursemësuesin ankues vetëm 50 përqind, që ishte kufiri i fundit.

Kur e pyesnin Vironin për këtë rezultat,ai shprehej: “Më nderuan nxënësit e mi,ata, kur u bë kontrolli me anë të testit, u mobilizuan dhe nuk më lanë në baltë,më nderuan; duket se më duan. Edhe unë i dua shumë!”.Në të vërtetë, rezultati i mirë i arritur në testet e nxënësve,ishte rezultat ipunës serioze dhe të përkushtuar të mësuesit dhe shkrimtarit Viron Kona.

Qëndrimet e disa zyrtarëve dhe ekstremistëve partiakë ndaj Vironit,ishin të shumta dhe ai pak flet për to,vetëm kur e pyesnin, ai përgjigjet me urtësi: “Ishte koha, më mirë të mos i ngacmojë ato plagë, sepse i bëjmë më keq”.

Duke mos përballuar dot gjendjen ekonomike për të mbajtur familjen, ai i kërkoi drejtoreshës së shkollës që, si shumë të tjerë, edhe ai të provonte të shkonte në emigracion,edhe për t`u kuruar, pasi gjendja shëndetësore po shfaqte probleme,por edhe të mundësonte një ekonomi më të mirë për familjen.Kështu që ai shkoi për tre muaj refugjatë në Greqi.Lidhur me këtë qëndrim 3 mujor, Viron Kona ka shkruar romanin “Drithërimate yjeve”, i vlerësuar si një nga romanet më të mira të shkruara në Shqipëri metemë emigracionin,ndaj këtu nuk po ndalem më gjerë, veçse, duhet të shpreh vetëm dy - tri përgjigje, që Viron Kona ka dhënë në gazeta dhe në televizione, në biseda të drejtpërdrejta:

-Kur,atë mëngjes të ftohtë dimri, pronari grek dëgjoi se refugjati që kishte në makinë ishte shqiptar(allvanoz), i mori refugjatit pasaportën dhe i tha që të dilte nga kabina dhe të hipte e të qëndronte në karrocerinë emakinës, kurse qenin që ishte në karroceri, e thirri me fërshëllimë brenda në kabinë, në vendin e refugjatit.

-Në Tiranë shkruaja libra,në Athinë ngrija thasë,-shkruan Viron Kona në hyrje të një intervistedhënë gazetës shqiptare “Sot”.

-Natën e vitit të Ri, unë hëngra vetëm dy-tri kokrra portokalle nga ato që kishim në fabrikë dhe që pronarët më lejonin të merrja disa kokrra në dhomë.Nuk kisha gjë tjetër për të ngrënë. Ato ditë nuk kishin ardhur makina për të shkarkuar dhe unë thuajse s`kisha fituar asgjë.Pronari më solli vetëm pak lëngë mishi, qëkishte mbetur nga darka e tyre dhe me ato e shtyva natën e Vitit të Ri.Kurse, pranë dhomës sime, ishte dhoma e dhive.Ato e kaluan më mirë se unë natën e Vitit të Ri. Pronari hyri dhe doli disa herë me ushqime...

-Një mëngjes kur Vironi punonte duke transportuar arka me portokalle, papritmas erdhën një tufë policësh,e rrethuan Vironin si të ishte një gjah në pyll,iu hodhën sipër, e lidhën me pranga dhe duke e shtyur e rrahur e futën në një makinë foristradë, ku ndodheshin të lidhur edhe disa refugjatë të tjerë. I çuan në një zyrë Komisariati, por përpara se t`i futnin në Komisariat, i vunë në rresht dy e nga dy refugjatët e prangosur, dhe ata, ashtu të mjerë dhe të lidhur, teksa ecnin nuk dalloheshin nga skllevërit në kohën e faraonëve egjiptianë. Në Komisariat, policët grekë rrahën keq me grushta dhe e rëzuan përdhe njërin nga refugjatët që ishtepërpjekur t`u ikte.Kur ai po dridhej nga konvulsionet dhe përpiqej të ngrihej,Vironi i dha dorën ta ndihmonte, kur atë çast, njëri nga policët e goditi keq me grushta dhe shkelma, e shtyti dhe epërplasi te dera enjë qelie.Pas kësaj,përsëri me shkelma, e futën brenda në qeli ku ndodheshin rreth 15 refugjatë, që i kishin mbyllur aty një natë më parë.Edhe Vironin e futën me ta,aq ngusht ishin, saqë nuk uleshin dot,por qëndronin të gjithë në këmbë si kuajt në stallë. Pas rreth dy orësh, duket se dikush nga pronarët e fabrikës ku punonte Vironi,ndërhyri te shefi i Komisariatit dhe Vironin enxorën nga qelia. Shefi i tha se, s`kishin gjë me të,ai le të shkonte të punonte në fabrikë.Vironi u nis në fabrikë,por mbyllja dhe rrahja pa asnjë shkak nëKomisariat, prangat në duar apo gjezdisja mes njerëzve,lanë gjurmë të rënda dhe të pashlyera.

Pësoi një goditje gati psiqike,fliste me vete,kujtesa i ra përtokë dhe qëndronte si i ngrirë kur dikush përpiqej të bashkëbisedonte me të.Duke endjerë veten keq, u detyrua të kthehej në Shqipëri në një gjendje të mjeruar.Viron Kona kaloi në emigracion edhe situata të tjera tepër të vështira: keqtrajtime mizore, që të drithërrojnë shpirtin dhe zemrën kur lexon romanin “Drithërimat e yjeve”. Kur erdhi në Shqipëri, me kujdesin e familjes, arriti ta kalojëgjendjen e rëndënervore dhefilloi përsëri punën si mësues nëpo atë shkollë fshati.

Kur Vironin epyesnin për emigracionin, ai përgjigjej qetësisht: “Para nuk fitova,por fitova një përvojë që më mësoi shumë gjëra. Kur vuan,njeriu arrin të njohë edhe më mirë vlerat e vetvetes,të njerëzve që e rrethojnë, por dhe realitetin.”Veç kësaj,ngushëllohem sepse me përvojën që “fitova” në emigracion,shkrova romanin tim më të pëlqyer nga lexuesit “Drithërimat e yjeve”.

Vitet e vështira që kaloi Shqipëria në 1996,1997,1998, Vironi i kaloi në arsim,nuk u përzie në politikë.Gjatë ditëve të javës jepte mësim,kurse në fundjavë dilte në treg me mallra të vjetra dhe përpiqej të fitonte diçka me shitjen e tyre. Ndërkaq, shkruante artikuj në gazeta dhe revista, thelbi i të cilave ishte edukimi me ndjenjat e qytetërimit e civilizimit,edukimi me ndjenja të atdhedashurisë,kurdoherë me moton, “E duam atdheun, nëse duam njëri –tjetrin”.

Kur në zgjedhjet e vitit 1998 fituan socialistët,shumë kolegë të Vironit menduan se atë do ta punësonin në ndonjë zyrë apo do ta ngrinin në përgjegjësi.Por askush nuk u kujtua për të.Vet Vironi, kur i thoshin “tako këtëkuadër se eke pasur shokë, tako atë tjetrin se keni qenë kolegë” etj.,ai u përgjigjej: “Po t`u nevojitem,le të më thërresin”.

Edhe kur Drejtori i DrejtorisëArsimore të Qarkut dërgoi shefine kuadrit, që të largonin nga puna drejtoreshën e shkollës ku punonte Vironi, sepse ajo ishte e PartisëDemokratike dhe i thanë Vironit të bëhej drejtor, ai nuk e pranoi detyrën e drejtorit të shkollës me arsyetimin: “Përseju e hiqni këtë drejtoreshë,kur shkolla jonë radhitet ndër shkollat më të mira të kryeqytetit?”Për këtë përgjigje e transferuan në një shkollë më të largët,por, aty nga mesi i vitit 1999,në mesnatë,kur ai ishte duke korrigjuar në shtëpi hartimet e dy klasave 5 dhe 7, ra telefoni.Ishte Drejtori i Arsimit të qytetit të Tiranës,i cili i tha:

-Nesër në mëngjes paraqitur në zyrën time,të kemi emëruar drejtor në shkollën 8-vjeçare “4 Dëshmorët” të kryeqytetit.

Vironi i tha se do të ishte më i kënaqur të ishte mësues afër familjes, por Drejtori i Arsimit, ngulmoi. Dukej dikush që nuk e tregoi asnjëherë emrin, ishte interesuar për të dhe kishte ndikuar tek autoritetet e arsimit të qytetit të Tiranës, që Vironin ta trajtonin si një mësues dhe kuadër me përvojë. Vironi nuk e mësoi asnjëherë personin që u interesua për fatin e tij, ai mbeti një bamirës i panjohur.

Të nesërmen, pas 7 vitesh mësues në fshat, Viron Kona u paraqit në Drejtorinë Arsimore tëQytetit të Tiranës.Drejtori e priti mirë dhe bashkë shkuan te shkolla “4 Dëshmorët”,drejtori i së cilës ishte larguar në Kanada.Kur Drejtori i Arsimit e prezantoi Vironin, njëra nga mësueset u ngrit dhe tha e pakënaqur:

-Nuk gjetët ndonjëtjetër këtu në qytet juve,por na sollët këtë nga fshati?

Drejtori iArsimit,një ish korrektor letrar i gazetës “Zëri i Popullit”,që e njihte mirë Vironin, i tha mësueses dhe të tjerëve:

-Do ta lë Vironin këtu si drejtor vetëm një javë.Pas një jave do të vijëpërsëri këtu dhe, nëse ju nuk e doni, zgjidhni ju vet një drejtor nga mësuesit tuaj.Dakord?

Kështu bëri Drejtori i Arsimit i Qytetit.Pas një jave ai erdhi në shkollë dhe tha:

-Kam ardhur këtu sipas fjalës që ju thashë. Si do bëjmë? E heqim Vironin dhe në vend të tij ju zgjidhni njërin nga ju?

Por, ndodhi që, të gjithë mësuesit, pa iu lënë radhë njëri-tjetrit thanë: “Duam drejtor Vironin dhe asnjë tjetër. Jemunduar kot”,-i thanë.

Në shkollën “4 Dëshmorët”, qysh në muajt e parë, Vironi u interesua për rikonstruksionin e godinës së shkollës e cilaishte katandisur mos më keq, shiu që binte jashtë binte edhe brenda. Duke shkuar e u interesuar nga një instancëtek tjetra, ai arriti që ta fut nëplan-ndërtimi shkollën,duke u ndërtuar e re.Kur shkolla ishte afër përfundimit, Vironin e thirrën përsëri në Drejtorinë Arsimore dhe ithanë se do ta emëronin Drejtor nëShkollëne Mesme Kombëtare të Gjuhëve tëHuaja në kryeqytet.Vironit iu duke e vështirë,por ata këmbëngulën.

Edhe nëShkollën e Mesme tëGjuhëve tëHuaja fitoi respektin emësuesve,por s`ishte e thënë të qëndronte gjatë, sepse e thirrën përsëri në Drejtorinë Arsimore dhe i thanë se do ta emëronin drejtor në njërin prej gjimnazeve më tëmëdhenj të kryeqyteti, në gjimnazin “Ismail Qemali”,ku njëra nga zëvendësdrejtoreshat e gjimnazit ishte Zonja eParë e vendit, bashkëshortja e Presidentit tëShqipërisë z.Rexhep Meidani. Kur e dëgjuan mësuesit e Shkollës sëGjuhëve tëHuaja se po e largonin drejtorin, u çuditën dhe nuk e pritën mirë këtë vendim tëDrejtorisë Arsimore Tiranë. Madje, mësuesi gjerman i gjermanishtes, tha i trishtuar:

-“Unë nuk e kuptoj se çfarë bëhet këtu në Shqipëri! Pa asnjë arsye, na heqin njërin nga drejtorët më tëmirë që kam njohur ndonjëherë....Pse?”

Në gjimnazin “Ismail Qemali” Viron Kona drejtoi për një periudhë pesëvjeçare.Ai mbahet mend atje:1.Për drejtimin me standard të lartë bashëkohor të procesit mësimor-edukativ. 2.Për përpjekjet e tij deri te Kryeminstri i vendit, që të fillonte rikonstruksioni i plotë i godinës së Gjimnazit, i cili u realizua me sukses gjatë kohës që ai ishte drejtor. 3. Për komunkimin dhe krijimin e marrëdhënieve të drejta e bashkëpunuese mes mësuesve, nxënësve dhe komunitetit të shkollës.4.Për vlerësimin meritor të mësuesve dhe jo sipas përkatësive partiake.5. Viron Kona ndërmori disa nisma në shërbim të shëndetit të nxënësve dhe luftës kundër pirjessë duhanit etj.Gjimnazi “Ismail Qemali” u shpall i pari institucion në Shqipëri pa duhan,duke tërhequr në këtë nismë, deri edhe struktura të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në vitin 2004 Viron Kona konkurroi për një vend pune në gazetën “Mësuesi”, organ i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. E fitoi atë vend pune dhe punoi redaktor deri në vitin 2009, kur gazeta “Mësuesi”, me urdhër të Ministrit të asaj kohe u mbyll. Në vazhdim, Vironi punoi inspektor në zyrën e Burimeve Njerëzore të Minstrisë së Arsimit dhe Shkencës deri sa doli në pension(pra 11 vjet ai punoi në sektorët e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Rinisë dhe Sportit).

Vitet e punës në Ministri ai tregoi aftësitë e tij si specialist profesionist, por edhe si zyrtar me rrezatim të gjerë social dhe kulturor.

Gjatë kësaj kohe Viron Kona u shqua si shkrimtar,veçanërisht për letërsinë për fëmijë.Ai u vlerësua nga UNICEFI, si shkrimtari më i mirë për fëmijë me librine tij “Eh,more Bubulino!”,ku flitet për personazhin Bubulino, i cili nga një fëmijë i prapë dhe me mungesë dëshirë për shkollën, arriti të bëhet nga nxënësit më të mirë,duke shpallur dy dëshira me të cilat sensibilizoi edhe shoqet dhe shokët e tij të vegjël:

Dëshira e parë: Të ishte njeriu i parë që dotë shkonte në planetin Mars.

Dëshira e dytë:Të shpëtonte planetin Tokë nga ngrohja globale.

Ky libër, krahas tirazhit të madh të botimit, rreth 50 mijë kopje, me nismën e QKSH “Migjeni” të qytetit Borås, Suedi, të shkollës “Fjardingskolan” dhe Komunës së qytetit të Boråsit, u përkthye edhe në gjuhën suedeze me titullin “Men Kära Bubulino!”Edhe vet autori u ftua në përurimin e përkthimit suedisht dhe zhvilloi disa takime me lexues të kategorive të ndryshme, fëmijë,mësues,intelektualë,prindër etj.

Viron Kona është bërë një mik i madh i Suedisë. Krahas librit të përkthyer në suedisht, ai ka shkruar 6 libra të tjerë, që ia kushton Suedisë: “Bukuri suedeze”, “Për Ju, miqtë e mi”, “Zonja nga Boråsi”, “Poleni Viking” (Me bashkautor z. Sokol Demaku), “Ju dua më shumë se veten!”, “Kur vjen Sokoli”. Këto libra janë prezantuar në Kryesinë e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Rajonit Perëndimor të Suedisë, në Goteborg, në vitin 2017.Ndërkaq, janë me dhjetëra artikujt dhe studimet që ai i ka kushtuar Suedisë, zhvillimeve social-ekonomike e kulturore, por edhe njerëve të shquar të saj.

Në vitin 2015 Viron Kona doli në pension, duke qenë punonjës i institucionit më të madh arsimor të vendit, Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit.Kur epyet Vironin se çfarë mban mend nga puna në Ministri, ai shpalos shumë probleme dhe arritje të rëndësishme që ka dhe kryen ku institucion bazë i zhvillimeve arsimore, shkencore dhe demokratike në Shqipëri, por, me humor ai thotë:”Herë-herë më del gjumi natën ngaqë shoh ëndrra me lista të qarkullimit të kuadrit”,sepse çdo ministër që vinte, mua më kishte nëkrye të Listëssë lëvizjeve nga institucioni”. Por fakti është se, Vironin sot e hiqnin nga puna dhe të nesërmen e merrnin përsëri.Ata që vinin donin edhe njerëz të aftë për punë dhe Vironi ishte deri në fund një zyrtar model,korrekt, fisnik, i pakorruptueshëm dhe plotë dije e kulturë.

Sot, në pension,Viron Kona vijon të punoj si i ri. Ka botuar afro 50 libra:Romane,novela,vëllime me tregime,edhe për të rritur edhe për fëmijë,por edhe shumë libra me Poezi, Epigrame, Fabula etj.Ndërkohë që ai është autorë i qindra artikujve studimorë,social–kulturor - arsimor etj.Viron Kona,ështëi zgjedhur Anëtar i Këshillit Kombëtar tëLibrit”, kryredaktor i revistës “Siguria Rrugore”.Tregime dhe novela të tij janë përkthyer në anglisht,frëngjisht dhe suedisht.Shumë krijime, poezi dhe tregime, janë përzgjedhur në Antologji të ndryshme letrare dhe artistike.

Viron Konës, si personalitet krijues e intelektual, si dhe krijimtarisë sëtij të gjerë artistike,i janë kushtuar librat:”Blerimi i një fushe me krijime të bukura”, “Parnasi sheh me bisht të syrit”,”Kur librine shkruan zemra” dhe libri-album “Mik ynë Viron Kona”.

Ai është nderuar me 8 çmime letraro-artistike nga Juri të ndryshme, disponon dhjetëra mirënjohje,medalje nderi dhe vlerësime nga institucione arsimore e letrare, ashtu dhe nga shoqata artistike e kulturore.

Sokol Demaku

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat