Për shkollat shqipe

Kultura

Për shkollat shqipe

Nga: Sami ARIFI Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 14:40
Ilustrim

Frymëzim të madh për atdhedashuri,
shkollat shqipe në popull kanë shti!
Më 1905 shkollat e para në Kosovë frymuan;
në Stubëllë, Pozheran, Gjilan ato funksionuan!

Të frymëzuar nga Hasan Prishtina,
Emin bej Shkupi financues;
delegatë, në Kongres nga Sllatina!

Gjitha trojet shqiptare kah kishim,
300 pjesëmarrës në Manastir të pamposhtur ishin!
Pa dallim në konfesion,
së bashku në Kongres alfabetin bënë!

Për kryetar Mit’hat Frashëri u caktua,
Luigj Gurakuqi, Gjergj Qiriazi, nënkryetarë me ndihmua!

La tribunën nga foltorja, Fishta, në vend për të shkuar,
Hafuz Ibrahim Shkupi me lot në sy e kishte përqafuar!
Atmosferë për dituri,
që atdheu mos t’ketë robëri!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat