Dimri

Kultura

Dimri

Nga: Adem Bytyçi Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 15:38
Adem Bytyçi

Vjeshta lëshon vitin

Dimri po vije ngadalë

Gjoksin e shkund 

Fusha e male 

I mbulon në t'bardhë.

 

Unë jam baba Dimëri 

Me gjeni n'çdo anë 

Dardaleca debore 

Fëmijëve iu dhurojë!

 

Dardaleca debore 

Fëmijët kur ndërtojnë 

T'gjithë shuplaka rrahin.

Njëzêri thrrasin!

O baba dimër 

Mirë se na ke ardh!

 

Pleqtë pakë sa dëshprohen

Me baba dimrinë

Miqësia nuk iu konvenon

Strukur pranë oxhakut

Verenë e kujtojnë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat