Demokracia 7

Kultura

Demokracia 7

Nga: Fatmir Lohja Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 07:59
Fatmir Lohja

Të katërt po hanim diçka. I ngritem gotat duke i uruar shendet njëri-tjetrit.ë Nuk flisnin. Me sa dukej po mendoheshin, për mos marrjen e përgjigjeve, të pyetjeve të tyre zevzeke.

Po për Ukrahinën çfarë mendimi keni?- më pyet Kasemi papritmas.

Më kapi një gaz i marrë. Buka me shkoi keq. Kolli m’i shkuli mushkeritë. U mundova ta qetësoj me raki. Xha Ago me ndiqte me shumë vemendje.Ganija me binte me grusht pas shpinë. Kasami qe gati për të më ngrënë me sy.

Larg na çove, mor burrë- ,i përgjigjem Kasemit kur u qetësova.- Eshtë larg Ukrahina me Drizen.- Si dolet sivjet me prodhimet bujqësore e blektorale? - u mundova t’i jap krejtë krah tjetër bisedes.

Kasemi deklaroi, me guxim, se nuk merrej as me bujqësi, e as me blegtori , me bindjen se nuk fiton gjë. Qeveria aktuale kriminale, nuk merret me tregtimin e prodhimeve bujqësore. Ganija më sqaroi me zë ulët , se gruaja, edhe djali, ia kanë vënë pak në terezinë punët e shtëpisë.

Sa larg arsyetonim unë e Kasemi?!Në ato moment m’u kujtua një anektodë e vjetër:”Një natë, nën driten e ndriçuesit rrugor,një burrë po kërkonte diçka.- Çfarë kërkon?- e pyet një kalimtar.- Po kërkoj unazën, - i pergjigjet.- Ku të ra?- Më ra atje në terr, por meqë nuk kishte dritë atje,po e kërkoj këtu.”

Unë po e shfrytëzoj demokracinë të mendoj i pavarur. Këtë mirësi të demokracisë, Kasemi ia ka dhuruar kryetarit të partisë së tij?Zoti Kasem e mbante veten antikomunist i thekur.Nga dembelizmi, kërkonte mbeshtetjen te komunizmi, për shitjen e prodhimeve bujqësore, e blegtorale. Komunzmi deshtoi se mori përsipër si planifikimin e prodhimit, edhe shpërndarjen e tij. Nuk mund të ketë kombe në glop, qe planifikimin e prodhimit ta bejne privatët, e shitjet të bëhen nga shteti. Këtë zallamahi jo shteti, por edhe një fermer i vetëm e ka të veshtirë ta zgjidhë , nëse përpara mbjelljeve nuk e studjon tregun.

Pashë orën e dores. Për njëzet minutave autobuzi nisej nga qendra e katundit.I mora leje xha Agos për t’u ngrejtur.Ganija këmbengulte të qendroja, se do të më sillte ai në qytet me makinën e djalit.Nuk pranova në asnjë mënyrë, edhe pse më dhimbsej djali i tij, edhe se kështu e pata vënë kushtin e ndenjës, edhe pse nuk kisha asnjë deshirë të vazhdoja te jepja provim në fshat.

Xha Ago dhe Ganija më percollën deri te autobuzi.

Fund

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat