Pushtet pa dinjitet

Kultura

Pushtet pa dinjitet

Nga: Adem Bytyçi Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 12:20
Autori

Varfëria nuk kërkon premtim

I duhej vetëm drejtësi

Premtim japin vetëm ata

Që kërkojnë votën e qytetarit

E posa t' vishen me pushtet

Keqpërdorin besimin

E pasurohen vetë.

Lëreni ambiciet për pushtet

Jeni shpirt pa dinjitet

Jemi shtet mbi 13 vjet

Në një tokë me bereqet

Strajcën n' krah

Shpresën n' thes

Ata që premtojnë

Nuk realizojnë

Kosovën e zbrazën

Vetë po pasurohen

Qytetarët varfërohen

Para syve tyre

Kosovën e lëshojnë

Nuk e dinë t' shkretit

As vetë se ku shkojnë.

Vetë vjedhin

Vetë protestojnë

Për ta gënjyer popullin

N' demonstrata bërtasin

Me hajna nuk ka shtet

Ne i thonë popullit jemi

"Shpëtimi" i juaj

I vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat