Nga promovimi i librave të autores suedeze Katarina Taikon

Kultura

Nga promovimi i librave të autores suedeze Katarina Taikon

Nga: Sokol Demaku Më: 18 prill 2022 Në ora: 13:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Histori të mbushura me gëzim, gjallëri dhe imagjinatë, që përmes syve të një fëmije, rrëfejnë padrejtësi të vogla, mosdijen dhe perjashtimin që u bëhet atyre.

Libri është një dritare në të cilën duhet shiqua të gjithë pa marrë parasysh moshën. Ai pra është për të gjithë. Ai është shpirti, fryma dhe ndjenja e cdo individi e tha në fjalën e saj ambasadorja e Suedisë në Tiranë Elsa Håstad në promovimin e librit të Katarina Taikon "Katitzi"dhe ”Katitzi dhe Swing”.

Një javë e ngjeshurë me aktivitete të ndryshme kulturore e letrare në Kryeqytetin Tiranë në organizim të Ambasadës së Suedisë se bashku me Shtëpinë botuese ”Dituria” nga Tirana.

E fillova javën e kaluar me një takim sa madheshtor por edhe mbresëlenës në Tiranë me ambasadoren e Suedisë në Tiranë Elsa Håstad, me të cilën si zakonisht njeriu është i kënaqur dhe i lumtur që gjenë një bashkëmendimtar për librin, leximin si dhe për të drejtat e fëmijëve dhe komuniteteve. Është kënaqësi kur je në shoqeri me këtë zonjë e cila në shpirt ka vetëm dashuri për njeriun e në veqanti për fëmiun dhe të riun.

Është për tu lakmua se si ajo gjenë kohë dhe mundësi në një përfaqësim aq të denjë të kulturës suedeze në Shqipëri.

Unë kisha rastin që edhe më parë të kisha kontakt me këtë zonjë në prezentime dhe promovime libri në shqipëri, por kësaj radhe atje na bashkoi autorja suedeze Katarina Taikon me librin e saj për romën e vogël Katitzi që unë kësaj radhe e përtkheva në shqip. Ishte kjo iniciativë e vet ambasadorës që të gjithë libratë e Katarina Taikon që i përkasin romës së vogël e ato janë gjithesejtë 12 tituj që do të përkthehen në shqip përmes Shtëpisë botuese ”Dituria” nga Tirana me pronor Petrit Ymeri, një shtëpi botuese me renome dhe zë në trojet tona për botim dhe pasurim të bibliotekave me librin shqip.

Biblioteka publike ”Hamit Beqja” në kryeqytet atë ditë ishte një koshere bletësh. Në të zukatnin sikur bletët që thithin nektarin voglushët e shkollës publiken nëntvjecare ”Fan Noli” nga Kryqyteti të cilët së bashku me pedagogët e tyre kishin zënë vendet në hollin e kësaj bilbioteke dhe me vesh e sy ishin përqendruar në fjalët që do degjonin nga ambasadroja Elsa Håstad dhe përkthyesi i Katizit Sokol Demaku edhe pse ata kishte ditë që kishin lexua librin me endje. Elsa Håstad ishte ajo që kur ishte në moshën e këtyre e kishte lexua me endje librin për Katitzi dhe jetën e saj dhe se ende e kishte në kujtesë të tëren dhe se dëshironte që sa më shumë fëmijë, por ndoshta nuk do të ishte keq që edhe të rritur të merreshin me leximin e Katitzi sepse ky brum i vur në letër nga Katarina Taikon mbi jetën e saj është me vlerë dhe ka rëndësi në ngritjen e ndergjegjës tek njerzit në respektin e të drejtave të njeriut dhe sidomos në respekt ndernjerëzor.

Në fjalën e saj ambasadrorja suedeze tha se autorja suedeze Katrarina Taikon ka shkruar një seri me libra për vogëlushen Katizi dhe familjen e saj rome. Histori të mbushura me gëzim, gjallëri dhe imagjinatë, që përmes syve të një fëmije, rrëfejnë padrejtësi të vogla, mosdijen dhe perjashtimin që u bëhet atyre. Se ky libër është tërheqës dhe emocionues, mund të qeshësh me aventurat pa fund të personazhit krysor Katitzi, por edhe mund të qash me të. Ajo tha se ky është një libër që të jep kënaqësi dhe që u përshtate moshave, ëndërrave dhe shpirtit aventuresk të fëmijëve. Sepse ka edhe shumë gëzim dhe dashuri në jetën e përditshme të Katitzit. E kjo e bënë historinë e saj dicka më shumë sesa një dëshmi e të qenit romë gjatë viteve 1940 dhe se Katarina Taikon gjithmonë merr anën e të pambrojturëve, pavarësisht ata flasin romisht apo jo. Ajo autoren e krahason me Martin Luter King në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Duhet theksuar se Ambasada e Suedise këtu është një motor i promovimit të letersisë suedeze në trojet shqiptare dhe kjo është një nder dhe respekt për këta njerëz të kulturës. Është me vlerë ky bashkëpunim mes Amabsadës dhe Shtëpisë botuese ”Dituria” nga Tirana e cila ka fitua një respekt të madh në jetën letrare këtu dhe në Suedi me përkthimin e letërsisë suedeze si dhe me ndihmën bilbotekave suedeze që të pasurojnë fondet e tyre me literatur të nevojshme bashkëkohore shqipe. Por është një difekt si e thonë ata në bilbiotekat suedeze sepse letersia e mirefillt shqipe e quaj unë keshtu, pra libri origjinal në shqip mungon në bilbiotekat suedeze dhe kjo ata i brengos, e duhet të ketë me shumë libra të autorëve shqiptar në përkthim në gjuhën suedeze sepse ky libër mungon, po edhe më shumë autor suedez të përkthyer në shqip.

Interesimi i voglushëve nga shkolla publike nëntvjeqare e qytetit ”Fan Noli” ishte në nivel, ishin ata të cilët leximin e kishin pasion dhe kishin njohuri nga me të ndryshmet në temën për të cilën u bisedua gjatë promovimit të të librave të Katarina Taikon ”Katirtizi” dhe ”Katitzi dhe Swing”, sepse si duket që me kohë ata kishin marrë në lexim këto libra nga Shtëpia botuese ”Dituria” me pronar Petrit Ymerin e e cila kishte një bashkëpunim solid me Ambasaden e Suedisë nër Tiranë kur është fjala për përkthimin dhe prezentimin e literaturës suedeze për lexuesin shqiptar të të gjitha moshave, sepse sic e ceku Petrir Ymeri ”Dituria” me herët ka përkthye librin për fëmijë ”A di të fishjkëllosh Johana” të Ull Stark që në suedi është ekranizua, pastraj librat për të rritur me shumë vlerë nga autorja me zë e njohur te themi në letërsinë botërore Sara Strdsberg ”Pesha e dahsurisë” dhe ”Valerija”, libra të cilat janë pritur shumë mirë nga lexuesi. Të gjitha këto përkthime sot janë në sirtarët e pothuj të gjitha bibliotekave në Suedi ku lexuesi shqiptar mund ti kenë në dorë për lexim, fal punës së palodhur të Shtëpisë botuese ”Dituria” dhe bashkëpunimit me Ambasaden suedeze në Tiranë, Bibliotekën botërore nër Stockholm dhe bibliotekat atje.

Kur njeriu gjendet në një mes të tillë, në një ambient ku dominon libri, leximi dhe dashruia për librin, njeriu ndjehet mirë dhe është krenar me atë që prezenton dhe bënë. Edhe unë u ndjeva krenar por edhe i lumtur me punën time, ku njerzit të respektojnë dhe adhurojnë për ate që bënë.

Një punë të tillë dhe frytëdhense për prezentimin e letersise dhe loibrit suedez në shqip në Shkup bënë edhe Shtëpia botuese ”Shkupi” nga Shkupi me pronar Azam Dautin, por në Prishtinë sikur disi shtëpitë botuese hezitojnë me këtë apo si ta themi, dhe mbesim me shpresë se edhe këtu do kemi një bashkëpunim në këtë drejtim e jo të merremi me përkthim të librit të tretë në gjuhën shqipe apo ansjelletas. Ma merr menjda se duhet këtu një kordinim i faktorëve relevant të kulturës me ne në menyrë që kjo të shkohet përpara edhe këtu të ketë rezultate sikur në Shqipëri dhe Maqdonin e Veriut, e jo të servohen libra të përkthyera nga gjuhë tjera. Libri shqip edhe këtu të zë vend sikur cdo kund tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat