Krye-partiakët e Kosovës

Kultura

Krye-partiakët e Kosovës

Nga: Xhevat Berisha Më: 25 prill 2022 Në ora: 21:31
Xhevat Berisha

Pa hidhërime ju lutëm..

po filloi nga:

ISA MUSTAFA,

Me një krroqe n’dorë, krytë si qykë teshlice.

në ball të LDK-së, Isa prej Prapashtice,

Me duarë në xhepa, edhe terminale,

kurrë partinë ma t’madhe, s`e çoi në finale.!

HASHIM THAÇI,

Thoshte Unë t’falat,e Aleksander Rankoviqit,

me dy duarët e mia, do ia kthej Vuçiqit.!

E një çmim nobel do të ndahet për mu,

edhe n’Hollywood, një film kam me lu.!

RAMUSH HARDINAJ,

Muskuloz po, por kryet për hava,

hiq si vjen marre, rrihet edhe me gra.!

Në kullë t’Gllogjanit, e ka ngulë flamurin,

Por n‘Çakorr e n’Zhleb, keq na e lujti gurin.!

KADRI VESELI

Ciu ciu zanin thojke, mos tu ua ndi,

n’kofsha qai i moqmi, SHIK kom me iu ngi.

I kaloi mandatet, gjithëherë tuj u sha,

bile fjalët ma të liga, i pati me gra.

ALBIN KURTI,

Kur ishte n‘fushatë, pak pa ardhë n‘pushtet,

dialogun me Serbi, tha se kam prioritet.

Kur Borrelli i Spanjes, një ditë i çoi fjalë,

ktä as opozita, shansë nuk pat me ndal.

VJOSA OSMANI

Diku mbi treqind mijë, e paten votu,

por tash guximtarët ka zanë m`i harru.

Kjo thot se në Kosovë, qai që e prish rendin,

si Valdete Dakës, do t`ia tregojë vendin.

LUMIR ABDIXHIKU

Me vota në kuti, fshehtë ai fitoi në garë.

dhe Partija e zgjedhi, mejherë kryetar,

Por Isa e Agimi, thoshin kështu nuk bon,

se kryetari zgjedhet, me aklamacion.

MEMLI KRASNIQI

Dikur djal reper, tash n’krye t’partisë,

kamkryq ju ka ulur n’karrigen e Kadrisë.

Ky e falë „sabahin“, e n’Kuvend drejtohet,

hala pa hy brenda, me të gjithë ngatrrohet.!

FATMIR LIMA

Kur na ishë minister, dikur ma përpara,

shumë e autostradat i çoi nëpër ara.

E besa me shpronësime u tregua Burrë,

por pragun në kuvend, mo se kaloj kurrë.!

BEHGJET PACOLLI

MilIoneri i Kosoves, është Marevcali,

nëpër çdo katun, ndërtoi ka`i xhami.

Erdh, e kush erdh, ai gjithë n’pushtet,

„hyqmetin“ i banë, me aeroplan t’vet.

MIMOZA KUSARI

Kjo është një atlete, çikë Gjakovare,

Ramushi i tha, ti ke kcy n‘shallvare.

Per mu ba kryetare me ndonjë parti,

unë jo veq n’shallvare, po kcej pa dimi.

VALON MURATI

Kur ishte minister për diasporë,

ky djali Presheves veç me harta në dorë,

Patriot i madh, burrë i thoshte vetit,

gati ke copat, kah ia shnukë shtetit.!

GËZIM KELMENDI

Ky me tespi n‘dorë, e baloshin n‘ball,

pa nanë Turqinë, thot ne s’muj Jesim gjall.

Nëse mujna ligjet, qysh t'tham unë mi ndrru,

S’ka me na met grue, as çikë pa u mlu.

AVNI KLINAKU

Komunist i vjeter, është ky bym-beter,

u plak tu thurrë lavde, për xhaxhin Enver.

I shkoi krejt muni, të shkretit huq,

të gjithë ndryshuan, veq ky mbet i kuq.

DARDAN MOLLIQAJ

Ky Dardan zeza, keq u pat mashtru,

po ta kishte ditë, kurrë s’do ish largu.

Tash me‘i parti t‘re, u ba kryetar,

por është si gjenerali, pa asnjë ushtar.!

GJERGJ DEDAJ

Me një huu gardhi, m’kanë pas ba horë,

por Zoti më shpëtoi, e s‘rash n‘Qirez dëshmor.

E tash unë prej Shkupit, kurrë tha nuk lujë,

dije Vjosë se Gjergjat, kthehën vetëm n’Krujë.

GORAN RAKIÇ

Është një bir sh`kine, çetnik me rrajë,

thot m‘dënon Serbia, nese unë s’ju shajë.

Unë thotë jam ministër, por ligjet si voton,

gaboi e-e qoi doren, Vuqiqi e shkarkon.

ERXHAN GALUSHI

Se di a është Rom, apo Hashkali,

por e flet shqipen, si ata në Shypni.

Thot për Romët e mi, edhe Egjiptas,

jo Veton Berisha mo, por veq unë do të flas.

MAHIR YAGÇILAR

Sa herë që na vinin „selamë“ ngaTurqija,

Minister u bojke, ky Mamushalija.

E kur dhake „ders“ për infrastrukturë,

na rake me dëgju, shka s’kishim ndi kurrë.

Dhe e fundit:-DUDA BALJE

Kjo bjondinë e bukur, me shpinen cullak,

sa herë del n‘foltore si nuse n‘duvak.

Të gjithë unanimisht, sytë sun ja largojnë,

dhe kurrë deputetët, me te s‘replikojnë.

XHB-2022

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat