Aromë çlirimi e lirie

Kultura

Aromë çlirimi e lirie

Nga: Xhelal Hoxha Më: 2 shtator 2022 Në ora: 07:28
Xhelal Hoxha

Liria jonë ka aromë UÇK-je, lirie e trimërie

Por njëkosishtë e veçanërisht, aromë Shqiptarie

E veçanta e kësaj është;sepse, ka aromën Amerikane

Aromën e një superfuqie botërore...

Ajo ka edhe përkushtimin e NATO-s, Evropës...

 

Liria jonë ka e do të ketë emër gjithmonë...

Ajo do ta ketë, aromën e luftës për liri

Ka aromën e gjakut tonë të derdhur

Aromën e luftëtarëve të lirisë dhe Pavarësisë!

Kujtesë, të mësohemi nga gabimet tona

Mos të thirremi në krenaritë tona boshe...

 

Liria jonë, ka aromën e të zhdukurve tanë

Aromën e popullit të përndjekur...

Në mënyrën-formën biblike, titanike e tiranike

Në milenium të fund shekullit njëzetë

Dhe të fillim shekullit njëzet e një...

 

Ajo ka emrin e të burgosurve të kësaj lirie...

Ka emrin e të dhunuarave, të luftës tonë heroike:

Të Nënave, motrave, grave e vajzave tona...

Ka aromën e të vrarëve të plagosurve;

të masakrave, të pa gjeturve dhe të zhdukurve !...

 

Liria jonë, ka aromën e  gjakut tonë

Prandaj,  kujtesë të veçantë:

Duhet ruajtur këtë aromë çlirimi e lirie!

Amerikë, një gjë po e di; pa ty s’do të kishim:

As liri, as çlirim dhe as Pavarësi!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat