​Nis festivali i birrës në Munih pas pauzës dyvjeçare

Kultura

​Nis festivali i birrës në Munih pas pauzës dyvjeçare

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Festivali tradicional i birrës dhe folklorit Oktoberfest filloi sot në Munih pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë me koronavirus.

Rikthimi i festivalit popullor vjen kundër një sfondi të birrës më të shtrenjtë, pasi pushtimi rus i Ukrainës ka rritur çmimet e lëndëve të para dhe të energjisë dhe ka detyruar disa prodhues të birrës t'i kalojnë këto kosto mbi çmimin e birrës.

Kryebashkiaku i Munihut, Dieter Reiter, e nisi ceremoninë duke hapur fuçinë e parë të birrës me fjalët: “Çezma është mbyllur”.

Festivali i cili do të zgjasë deri më 3 tetor, do të jetë pa asnjë kufizim shëndetësor dhe maskat mbrojtëse kundër virusit korona nuk do të jenë të detyrueshme.

Oktoberfest zakonisht mbledh më shumë se pesë milionë njerëz, ndër të cilët një e treta e vizitorëve janë nga jashtë. Festivali sjell një fitim prej 1.2 miliard eurosh.

Anulimi i festivalit 2020 ishte i pari që nga Lufta e Dytë Botërore. Okoberfest nuk u mbajt në vitin 1854 dhe 1873 për shkak të epidemisë së kolerës.

Gjermanët janë ndër konsumatorët më të mëdhenj të birrës në Evropë me 84 litra për frymë në vitin 2021.

Festivali zakonisht zgjat 16 ditë dhe fillon në gjysmën e dytë të shtatorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat