Kori i Filharmonisë së Kosovës do të mbajë sot një koncert të veçantë

Kultura

Kori i Filharmonisë së Kosovës do të mbajë sot një koncert të veçantë

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Kori i Filharmonisë së Kosovës do të mbajë koncert në kuadër të PriVocalFest.

Ministria e Kulturës ka njoftuar përmes një postimi në “Facebook”, se ky koncert do të jetë i veçantë.

“Një koncert si asnjëherë tjetër! Sonte (E mërkurë/12.10.2022), Kori i Filharmonisë së Kosovës do të prezantohet me një program tejet të veçantë koral në drejtimin e një prej kompozitorëve e dirigjentëve më të njohur të kohës Ēriks Ešenvalds nga Letonia”.

Ešenvalds është një prej kompozitorëve më të interpretuar në botë dhe inspirimin për disa prej veprave të tij e ka gjetur edhe tek muzika, kultura dhe tradita shqiptare.

“Legjenda për gruan e murosur” është prej veprave që do të mund ta dëgjoni në kuadër të këtij koncerti që njëherësh do të përmbyll edicionin e 5-të të “Pri Vocal Fest”.

Koncerti mbahet në kishën katolike “Shën Ndou” në Prishtinë prej orës 20:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat