Vargjet e mia

Kultura

Vargjet e mia

Nga: Zymer Mehani Më: 2 mars 2023 Në ora: 10:55
Zymer Mehani

Vargjet e mia

Burojnë nga shumë plagë

Dhe nga kohë e shkuar që na ka lënë vrragë

Vargjet e mia

Burojnë nga e vërteta

Dhe nga shumë andralla që na shkakton jeta

Vargjet e mia

Burojnë pa urrejtje

E nuk shterrojnë  si lumë që s’ka ujë për etje

Vargjet e mia

Burojnë për këtë Tokë të Gurëzuar

Dhe për lot t’Rozafës n’kala të muruar

Vargjet e mia

Shpërthejnë porsi  lavë vullkani

Vërshojnë nga shpirti im me fuqi Titani

Vargjet e mia

Burojnë për ble të flokut tënd, vashë Kosove

Për tëndin qerpik porsi krah shqiponje

Vargjet e mia

Shpërthejnë me furi

Për fëmijë të dëshmorëve, që rriten në liri

Vargjet e mia

Shpërthejnë si furtunë a paparë

Për Dëshmorët e Kombit- në t’ Atdheut Altar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat