Shporru që këtej

Kultura

Shporru që këtej

Nga: Mustafë Shabani Më: 15 prill 2023 Në ora: 12:42
Mustafë Shabani

Besuar s'e kam asnjëherë 

as në ëndrrat më të trishtuara parë

në botë të  ndjehem njeriu më i pavlerë 

a vritet e prihet nëna o shqiptar?

Dua zemërimin jashtë ta nxjerrë 

dhimbjenë e ndjejë thellë e s'mundem ta përshkruaj 

a vritet nëna o i mjerë?

Hienë, kanibal më ke bërë nga mendja të luaj!

Shko, ik morë, the qafën që këtej

si vritet në gji e në bark të nënës?

Je djall,për ty asgjë nuk ndjejë!

Shporru që këtej, o helmi i lirisë, i jetës e këngës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat