​Ermonela Jaho nderohet nga ICMA me çmimin “Artisti i Vitit 2023”

Kultura

​Ermonela Jaho nderohet nga ICMA me çmimin “Artisti i Vitit 2023”

Më: 24 prill 2023 Në ora: 22:06
​Ermonela Jaho

Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho është nderuar nga juria ndërkombëtare të ICMA ( International Classical Music Awards) me çmimin “Artisti i Vitit 2023”, gjatë një koncerti gala në Wrocław të Polonisë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë sopranoja në rrjetet sociale. Mes falenderimeve të shumta sopranoja shkruan se "Le të punojmë të gjithë së bashku për ta lënë këtë botë një vend më të mirë sesa e gjetëm përmes artit".

Mes atyre që e kanë uruar sopranon Jaho ka qenë dhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj. "Ju jeni një Ambasadore e shkëlqyer e Shqipërisë në botë, ndaj arritjet tuaja artistike kanë duartrokitjet dhe mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve!" shkruan zoti Begaj në Facebook.

"Ne të gjithë jemi ambasadorë të Shqipërisë në çdo moment që jetojmë, si brenda Shqipërisë ashtu edhe në çdo kontakt me botën. Mirënjohjen dhe duartrokitjet e shqipëtarëve i mbaj gjithmonë në zemër" është përgjigjur sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho.

"Se çfarë instrumenti i rëndësishëm dhe i gjithanshëm është zëri i njeriut, tregoi Artistja e Vitit, Ermonela Jaho. Kjo soprano shqiptare i la të shkëlqejë të gjitha aftësitë e saj në arien e interpretuar plot lëvizje "Io son l’umile ancella" nga Adriana Lecouvreur nga Francesco Cilea nën shoqërimin e të orkestrës" shkruhet në faqen e ICMA në internet për prezantimin e Jahos në koncertin gala në Wrocław të Polonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat