Kështjellë dhe urë moderne

Kultura

Kështjellë dhe urë moderne

Nga: Visar Zhiti Më: 4 korrik 2023 Në ora: 11:27
Kopertina e librit

Doli në Rumani Antologjia e madhe e poezisë shqipe, përgatitur nga Dr. Luan Topçiu, ngjarje e bukur dhe me rëndësi në truallin e kulturës europiane.

Rreth 700 faqe, që përfshijnë të gjitha kohërat, që nga zanafilla deri në ditët tona të poezisë shqipe, te përkthyera në rumanisht nga vetë Dr. Luan Topçiu dhe zonja e tij. Dr. Renata Topçiu- Melonashi. Një tjetër kryepunë, kurorëzim i një përkushtimi shumëvjeçar, i njohjes dhe i ndjekjes se poezisë amtare, i talentit si përkthyes, i autoritetit si profesionistë, që ka, sigurisht, mirënjohjen e lexuesit të shumtë rumun, aq të pasur me poezi, ndaj hartuesit të antologjisë, i ngazëllyer për suksesin dhe i ndergjegjshëm për atë subjektivitet të pashmangshëm që kanë antologjitë, duke lënë të papërfshirë autore sivëllezër që e meritoin, por që s’janë në antologji këtë radhë, mund të themi. Duke qenë dhe përkthim, jo vetëm perzgjedhje poetësh dhe poezish, veshtiresitë kane qenë më të shumta, mungesat më të justifikuara, se nuk ka vetëm poezi, por dhe autore të paperkthyeshëm, që gjithsesi s’duhet të ketë keqkuptime  dhe duhet të kujtohemi që shpesh antologjite janë punë kolektive studiuesish e specialistësh e grupe përkthyesish, akademish, etj, ndêrsa Dr. Luan Topçiu i vetëm ia ka dalë duke i bërë një sherbim të madh poezisë shqipe në tërësi, letrave shqipe, kultures kombetare dhe meriton mirenjohjen dhe inkurajim te mëtejshëm dhe lëvdatat e sinqerta.

Antologjia është vertet një arritje, i ngjan një keshtjelle hijerëndë dhe një ure të re, moderne,  vazhdim i bashkëpunimit kulturor në shekuj i dy popujve tanë, i miqësisë se dy vendeve tona, Shqipërisë dhe Rumanisë, tani të kthyer në art…

Dhe sapo ka filluar jenona e botimit te kesaj  antologjie të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat