Njeriu fantazmë

Kultura

Njeriu fantazmë

Nga: Dedë Preqi Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 09:22
Dedë Preqi

A e di si duket d….. me natyrën e vet

A e di si duket kjo qenje jo njerëzore,

Apo, a i gjason njeriu kësaj fantazme,

Që e shohim përditë në zguarin e njeriut.

A i frikësohesh ti d….., apo jo !?...

S’ke pse i frikësohesh se je vetë i tillë,

I rrudhur i ndrydhur e i shtrydhur si limoni

Nuk e ndjenë fare peshën e vetës tënde…

Edhe kur të thërrasin e flasin për të gjykuar

Rrallë u fletë e u kërkon falje çka ke bërë,

Dhe si u ke ecur njerëzve mbas shpinde

Si je tallur dhe ua ke nxjerrë gjuhën…

Tani nuk të lënë vend as të vdesësh rehat,

Duan të marrin hak në lëkurën tënde t’regjur

Duan të marrin hak n’duart t’ua t’përgjakura,

Duan të marrin hak në gojën tënde të pistë

Duan të marrin hak në trupin tënd plot varrë,

Duan të marrin hak në trurin tënd të shpërlarë.

Por, njeriu i ndrydhur si limoni

Nuk e ndjenë fare peshën e vetës,

Nuk e di, a është në ëndërr, apo zgjëndërr

Por, duke vepruar dhe shërbyer djallit,

E vërtetë se do i përngjajnë asaj qenje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat