Mësimdhënia dhe libri i mësuesit

Kultura

Mësimdhënia dhe libri i mësuesit

Nga: Ramiz Spahiu Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 18:33
Ramiz Spahiu

Mësimdhënia dhe edukimi i brezit te ri është një veprimtari e ndërlikuar dhe delikate. Suksesi i saj varet shume nga mënyra dhe cilësia e përgatitjes se arsimtarit. Mësimdhënia është nga profesionet e rralla qe kërkon përgatitje te veçantë dhe permanente. Mandej kjo nënkupton përgatitjen profesionale (njohjen e themeltë te përmbajtjeve mësimore), përgatitjen didaktike-metodike, organizativo-teknike, përgatitja me shkrim (konspekti) për orën mësimore etj.

Personaliteti i mësimdhënësit sot duhet te jetë ne hap me te arriturat shkencore në lëmi të vet gjithsesi, por edhe ne hap me te arriturat e përgjithshme shkencore dhe te teknologjisë informative. Ai duhet te jete edhe ne hap me psikologjinë, didaktiken e metodiken bashkëkohore, te ketë zell për te përparua ne mjeshtrin e vet dhe mos te jetë shërbëtor besnik i shabllonizmave e formalizmave.

Strategjia e modernizimit dhe efikasitetit te punës mësimore qëndron ne ndryshimin cilësor te statusit shoqëror te mësimdhënësve dhe ne zbatimin e inovacioneve ne mësim. Dhe, për ta ndihmua sadopak punën e mësuesit, për t ‘ec ne hap me shkollën bashkëkohore, autoret e librit shkollor janë kujdesur qe ate ta shoqërojnë me librin e mësuesit, i cili do te shkoqis aspektet didaktike-metodike te përmbajtjeve mësimore duke berë kështu qe te jetë një ndihmë e mirëseardhur qe do ta lehtësoj punën e mësuesit. Libri i mësuesit, si pjesë e tekstit shkollor shpjegon qëllimet e pikat kyçe te tekstit dhe planifikimin se si duhet punuar me te. Kontribuon ne përdorimin me te mirë dhe me te lehtë te tekstit shkollor. Jep udhëzime konkrete për punë praktike si dhe për trajtimin e secilës njësi mësimore, udhëzime për planifikim te mësimit dhe zbatim te tekstit shkollor gjatë punës se mësimdhënësve.

Përgatitja për mësim është pjesë përbërëse permanente e punës se arsimtarit qe fillon kur ai nis punën dhe vazhdon deri ne mbarim te karrierës. Përsosja profesionale e mësimdhënësve kërkon perfeksionim përmbajtësor te organizimit te punës mësimore ne përgjithësi. Dhe ngritjen permanente te vetëdijes qe te jemi ne shkallen me te lart shkencore e profesionale e jo ne lartësitë e formalizmit dhe te servilizmit qyqar.

Është për keqardhje kur gjate një vizite ne shkollën ton, zyrtaret e arsimit në emër te përgatitjes me shkrim për orën mësimore, kërkuan qe libri i mësuesit te shkruhet në fletoren e mësuesit. Ne vend qe ai te lexohet, te përpunohet dhe eventualisht edhe te përmirësohet me ndonjë ide nga praktika shkollore e mësuesve dhe përvoja kreative e tyre. Ata bile e morën shembull një mësues “te dalluar” i cili çdo ditë e shkruan përgatitjen nga libri i mësuesit ne fletoren e tij. Dhe natyrshëm shtrohet pyetja: sa i kontribuon përparimit te cilësisë se mësimdhënies ky përshkrim i konspektit përgatitor nga libri i mësuesit ne fletoren e tij? A i duhen zyrtar te tillë shkollës bashkëkohore? Sa i kontribuojnë përparimit te shkollës shqipe këta zyrtar? Cila është e ardhmja e shtetit tonë me kësi zyrtar? A i duhen shkollës sonë mësues qe ne vend te ndonjë përgatitje kreative, ne vend te aplikimit te inovacioneve ne mësimdhënie, ata veçse e përshkruajnë librin e mësuesit ne fletoret e tyre. Ose si masë lehtësuese zyrtaret e lartpërmendur preferojnë fotokopjimin e fletëkonspekteve nga libri i mësuesit për çdo ditë, e cila pastaj e shkoqur (dhe e fotokopjuar) nga libri, pranohet nga ana e tyre, nga drejtoret, pedagoget dhe koordinatorët si përgatitje e duhur për orën mësimore. E s’do mend se ky formalizëm i llojit te vet do t‘gjendej veçse ne mesjetën e hershme.

Ne vend te përgjigjes shtojmë: Shkollës bashkëkohorë nuk i duhen zyrtar, drejtor, pedagog, koordinator cilësie e mësimdhënës qyqar e te gërditshëm, qe ne emër te plotësimit te kërkesave dhe detyrave profesionale na kthejnë te shkollat mesjetare. Ne vend te artit kreativ te mësimdhënies, zbatojnë verbërisht kërkesa qe do ti lakmonte skolastika e hershme apo edhe diktatura e kuqe. Dhe, kur kësaj i shtojmë edhe ndërhyrjen politike në shkolla, atëherë kot befasohemi me renditjen tonë në PIS-a.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat