Ndërron jetë Bettina Moissi, e bija e aktorit Aleksandër Moisiu

Kultura

Ndërron jetë Bettina Moissi, e bija e aktorit Aleksandër Moisiu

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 18:02
Bettina Moissi

Dy javë pasi festoi 100-vjetorin e lindjes, pasditen e 21 nëntorit, Bettina Moissi ndërroi jetë. Bettina është vajza e e aktorit shqiptar me famë botërore Aleksandër Mojsiut.

Ajo vdiq në banesën e saj në rezidencën luksoze Tertianum Park në Liqenin e Cyrihut. Bettina varros më 11 dhjetor në Waldfriedhof Berlin-Dahlem pranë burrit të saj, i cili vdiq në 2007.

Bettina Moissi, e lindur në Berlin, ajo u rrit në Zvicër dhe Francë. Ajo ndoqi mësimet për aktore në München. Në vitet 40-të luajti në disa filma. Më vonë ajo braktisi aktrimin, por me rolet e saj la një gjurmë në artin gjerman.

Pas tre martesave, duke përfshirë me sipërmarrësin e porcelanit Philip Rosenthal, ajo takoi Heinz Berggruen në Paris, qytetin e dashurisë. Ai punoi atje si tregtar arti në atë kohë dhe më vonë u bë mik me Pablo Picasson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat