“Ë” koleksioni i ri i Venera Mustafës

Kultura

“Ë” koleksioni i ri i Venera Mustafës

Më: 7 nëntor 2014 Në ora: 12:07

Dizajnerja Venera Mustafa sonte në mbrëmje prezanton koleksionin e saj më të ri vjeshtë dimër 2014-15 të titulluar “Ë”.

Ky është koleksioni i gjashtë me radhë, me anë të të cilit Mustafa sjell sërish tema interesante dhe risi në teknikë dhe realizim në fushën e modës në Kosovë.

Ky koleksion do të prezantohet sonte me fillim nga ora 20:00 në ambientet e veneramustafa studio.

Venera Mustafa, dizajnere me një përvojë mode në Paris, Kopenhagë, deri më tani prezantoi koleksionet në Vjenë, në Muzeun e Arteve Aplikative, në Bazel në “Showroom Basel”, në Cyrih, si dhe së shpejti do të prezantohet në Paris, si pjesë e javës së modës./EO

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat