Shoqata e Producentëve-deputetëve: Mos e votoni projektligjin për Kinematografi

Kultura

Shoqata e Producentëve-deputetëve: Mos e votoni projektligjin për Kinematografi

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 12:40
Shoqata e Producentëve

Shoqata e Producentëve të Kosovës iu ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës të mos votojnë Projektligjin për Kinematografi, i cili është dërguar në Kuvend pa përfillë shumë kërkesa të shumë kineastëve të Kosovës.

Po ua sjellim të plotë kërkesën e shoqatës:

SHOQATA E PRODUCENTËVE TË KOSOVËS
Ju bën thirrje deputeteve të Kuvendit të Kosovës të mos votojnë Projektligjin për Kinematografi, i cili është dërguar në Kuvend pa përfillë shumë kërkesa të shumë kineastëve të Kosovës!!!
Ka një vit që punohet rreth Projektligjit për Kinematografi dhe anëtarët e Shoqatës së Producentëve të Kosovës gjithmonë kanë qenë të pranishëm në diskutime për të kontribuar në formulim të një ligji sa më të mirë, sa më të hapur e që ndihmon zhvillimin e kinematografisë në vend.
Ftesa për dëgjim publik me datën 29.06.2016 u bë sa për sy e faqe, meqë nuk u dëgjua dhe nuk u leju të diskutohen asnjë nga Nenet, takimi u mbyll që në fillim me pretekstin se askush nga Ministria e Kulturës nuk është aty dhe se nuk ka mjaft anëtarë të komisionit. Zyrtari Ligjor i Ministrisë së Kulturës është ndaluar tek recepcioni dhe nuk është lejuar të futet në dëgjim publik, përkundë r faktit se ka pasur ftesën dhe ka qenë i derguar nga Ministria e Kulturës. Ne ishim të pranishëm por, nuk na u lejua të diskutonim asnjë pikë.
Përkundër insistimit të Deputetit Shaip Muja, i cili megjithatë i përmendi të gjitha pikat, takimi u mbyllë në një mënyrë të vrazhdë dhe pa e ditur askush se pse ndodhi ashtu. Se kujt po i konvenon që ky ligj të votohet e të hyjë në fuqi sa më shpejt ne nuk e dijmë dhe nuk na intereson. Edhe ndoshta e dijmë por, prap nuk na intereson. Ne jemi filmbërës dhe kemi kërkesa shumë të qarta, ligji duhet të përkrahë zhvillimin e kinematografisë dhe të kineastëve pa dallim. Çdo njeri që di të lexojë mund të kuptojë kërkesat tona sepse janë të thjeshta, të logjikshme dhe të qarta.
- Ky ligj nuk duhet të votohet se ka gabim në formulim të asaj se çfarë quhet vepër vendore. ( Neni 3, pika 1.7);- Ky ligj nuk duhet të votohet sepse Neni 14 propozon që Kosova Filmi të shuhet e të theme lohet një institucion i ri, që zëvendëson një institucion të vjetër dhe me traditë siç është Kosovafilmi dhe nuk ka ndonjë arsye për të ndodhur kjo gjë.
- Ky ligj nuk duhet të votohet sepse Neni 24, pika 3, në lidhje me zgjedhjen e drejtorit ka paragjykim në lidhje me çështje që thjeshtë rregullohen me ligje tjera.
- Ky ligj nuk duhet të votohet sepse me Nenin 25, Qendrës Kinematografike të Kosovës nuk i lejohet të mbeshtesë aktivitete plotësuese (është hequr pika 1.6).
Aktivitete, të cilat kanë ndihmuar dhe janë të domosdoshme për edukim, promovim dhe zhvillim të kineastëve të Kosovës.
- Ky ligj nuk duhet të votohet sepse Neni 12 kufizon jurinë të jetë vetëm vendore. Kufizimi ne juri vendore është izolim, mbyll mundësitë e vlerësimit te projekteve nga një juri ndërkombëtare, e cila vetëm rrite kredibilitetin e projektit dhe hap mundësi për bashkëpunime me shtete tjera. Kjo pike ju ndalon edhe Shqiptareve te Maqed onisë, Kosovës Lindore e Shqipërisë qe te jene anëtare te jurisë. Antarjurie nuk mund të jetë një shkrimtar i njohur Turk, ndonjë Aktor i njohur Boshnjak apo ndonjë filmbërës, Serb, Romë, Egjiptian, Ashkali e Malazez. Nje kineast i famshem botëror edhe po të shprehë gatishmërinë të jetë pjesë e jurisë vlerësuese në këtë rast nuk mundet. Spilberg nuk mund të vijë në Kosovë të vlerësojë projektet tona, meqë ia ndalon ligji. Është plotësisht e panevojshme dhe e dëmshme, aq më tepër që një juri vendore është shumë më lehte të manipulohet. Nëse dikush ka problem me kredibilitetin e personave që bëhen pjesë e jurisë ekziston intermeti dhe është shumë lehtë për t’i vërtetuar e pastaj mund të ankohen por, nuk duhet të ketë një kufizim të tillë në ligj.
- Ky ligj nuk duhet të votohet sepse Neni 39, ku përcaktohen afatet për realizimin e projektit është plotësisht gabim dhe i pamundshëm për t’u arritur. Nuk janë afate reale as për producëntët më të suksesshëm të rajonit dhe perëndimit e lërë më për ne që shumicën e rasteve marrim 30% të buxhetit total nga QKK dhe pjesën tjetër duhet t’a gjejmë në rajon dhe botë. Nuk ka logjikë e as nuk është profesional ky Nen. Fondi i marrë nga QKK, duhet të jetë fondi i parë që një film kosovar merr. Vetëm pas sigurimit të fondeve fillestare të filmit (në rastin tonë nga QKK), atëherë projekti filmik fiton të drejtën e konkurrimit në markete të prodhimit të filmit, ku me ndihmën e festivaleve takon shtëpi prodhuese nga mbarë bota duke i gjetur partnerët për bashkëprodhim. Kjo periudhë zgjatë minimalisht 1 vit. Pasi të jenë gjetur bashkëprodhuesit, secili nga ta ka nevojë për minimum 1 vit (e në të shumtën e rasteve 2 vite) kohë për grumbullimin e fondeve nga vendi i tij (fonde nacionale , regjionale të filmit, parashitje në televizione apo për distribuim etj)
- Ky ligj nuk duhet të votoh et sepse kapitulli i Kosovafilmit kërkon shuarjen e Kosovafilmit dhe pronat e Kosovafilmit t’i barten Kuvendit të Kosovës. Kosovafilmi posedon të drejtat për filmat e vetë dhe filmat e huaj që ka distribuuar, posedon ekspertizën, traditën dhe është në implementim e sipër të disa marrëveshjeve bashkëpunimi me disa institucione siç janë Jugolsovenska Kinoteka, Cinecitta, Luce, Fiaf, kinotekat në Zvicër, Danimarkë, Paris, Sarajevë, etj, për pasurimin e fondit arkivor dhe infrastrukturës së Kosovafilmit dhe mbi të gjitha, Kosovafilmi qysh tani funksionon si arkiv i filmit. Nuk ka ndonjë arsye për shuarjen e tij, dhe asnjë arsyetim deri më tash nuk është dhënë nga askush, as për shuarjen e Kosovafilmit si arkiv, as për krijimin e një institucioni të ri arkivor filmik, përderisa ky institucion ekziston.
Ka edhe disa Nene që kanë probleme, sidomos gjobat në Nenin 51, ku thotë se edhe nëse ju ndërrohet destinimi kinemave, pronari merr gj obë prej 20,000 euro dhe mund të bëjë çfarë të dojë me kinemanë që ka privatizuar. Secili biznesmen i ka aq të holla të paguajë gjobën dhe pastaj çfarë, sa kinema do të mbeten në Kosovë? Për çfarë po bëjmë filma ne?

Ndërrimi i destinimit të Kinemasë është vepër penale, nuk flitet më aty për gjoba ndëshkuese. Çdo njeri që kupton pak dhe ka një logjikë të shëndoshë do ta ketë shumë të lehtë të kuptojë që ky projektligj me problem në këto Nene nuk i hyn në punë askujt dhe nuk i ndihmon askujt.
Ky ligj nuk duhet të votohet!!!
Sepse jemi në një periudhë kur kinematografia Kosovare më në fund po arrinë suksese shumë të mëdha në botë dhe atë në festivale të Kategorisë A, jo çfarëdo festivale se jemi mësuar të dëgjojmë pjesëmarrje në lloj lloj festivale e të mburremi kot. Sepse filmat e fundit të Kosovës kanë marrë pjesë dhe çmime në Karlovivary Film
Festival, në Sarajevo Film Festival, në Aspen Film Festival, Tribeca, Sundance Film Festival e shumë e shumë të tjerë. Bëni një kërkim të vogël në internet dhe e kuptoni menjëherë për çfarë kategorie të festivaleve po flasim.
Sepse filmi Shok u nominua për O scar, u rrit buxheti i Qendrës Kinematografike, po punohet për formulim të rregullores mbi lehtësirat financiare për të tërhequr produksionet e huaja të vijnë dhe të xhirojnë në Kosovë. Gjithë këto zhvillime për çfarë? Për një ligj që në çdo të dytin Nen të kufizon dhe të pengon të zhvillohesh si kineast.

Deputetë, ky ligj nuk duhet të votohet!!!
Shoqata e Producentëve të Kosovës
14.07.2016, Prishtinë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat