Shkrimtari dhe veprimtari Hamza Halabaku, i dhuroi një komplet librash autoriale Shkollës fillore të Ballancës

Kultura

Shkrimtari dhe veprimtari Hamza Halabaku, i dhuroi një komplet librash autoriale Shkollës fillore të Ballancës

Nga: Aziz Zuka Më: 17 korrik 2016 Në ora: 14:15
ilustrim

Viti, Shkrimtari dhe veprimtari  Hamza Halabaku Nga Pozzharani i Vitisë me vendqendrim Në Nyrenberg të Gjarmanisë  i ka dhuruar Bibliotekës  së shkollës fillore “Safet Rexhepi “ në Ballancë të Vitisë, një komplet të me disa ekzemplarë  të rinj  duke e pasuaruar këtë bibliotekë të kësaj shkolle.Bibliotekën e kësaj shkolle e ndihmova me një arsye shumë të madhe tha z.Halabaku sepse pikërishtë në këtë shkollë fillova për herë të parë punën si mësuees duke filluar karieren e mësuesit në  vitin 1967  që  atbotë punonte si paralele e ndarë  e shkollës fillore “Vëllaznim Bashkimi”, të Pozharanit” tha Hamza halabaku gjatë dorzimit të ktyre librave për biblioteken e kësaj shkolle.

Nga titujt e dhuruar në këtë bibliotekë, janë një përmbledhje poezish  “A ka Zot”, librin me tregime, “Testamenti”, “Shqiptarët në diasporë”,  në kuadër të së cilës janë të përmbledhur emrat e më se 400 shqiptarëve që kanë punuar si mësues në diasporë.  Gjithashtu,  është ekzemplarë nga libri “Kosovën e kemi në zemër-tregime për fëmijë”, “Midis dy Epokave” që përshkruan  ngjarjët e ndodhura në Mbledhjën historike të Kuvendit të Kosovës  të mbajtur me 2 korrik 1990 , ku edhe u miratua Deklarata Kushtetuese e njohur  si “Deklarata e 2. Korrikut” kur edhe iu vunë themelet shtetësisë së Kosovës  e në këtë takim ishte edhe autori I librit Hamza Halabaku. E  në emër të shkollës, atë e ka falënderuar kryetari  i  këshillit të fshatit Ballancë Hetem Kurteshi, i cili është shprehur  tejet i kënaqur me këtë rast, e dhuruesin e ktyre librave e ka falenederuar edhe drejtori I shkollës fillore “Safet Rexhepi” z.Remzi Rexhepi.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat