“Diaspora në kornizë të portreteve”

Kultura

“Diaspora në kornizë të portreteve”

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 20:19
ilustrim

Në qytetin pitoresk Prizreni ,përgjatë datave 28 deri më 31 Korrik 2016 do të mblidhen artistë e njohur të stripit dhe të karikaturës .Arsyja e mbledhjes të artistëve të njohur vije për organizimin e edicionit të 13”të Ndërkombëtar të stripit dhe të karikaturës me temën “Diaspora në Kornizë të Portreteve” dhe në bashkëpunim me edicionin e 9”të ndërkombëtarë të karikaturës “Quo Vadis Europe” të shoqatës “Don Quichoute”nga Gjermania.

  Në edicionin e 13.të ndërkombëtarë të stripit dhe të karikaturës “Diaspora në Kornizë të Portreteve” nën organizimin e shoqatës të strp artistëve “Xhennet Comics”nga Prizreni, do të jenë pjesëmarës artistët botërorë të lëmisë së stripit si Yasar Firat nga Turqia ( Red Leaf Comics-SHBA) ,Nikola Temkov , Toni Anastskovski dhe Smile Cvetanovski nga Maqedonia( Shtëpia botuese STRIP KVADARAT),Halit Kurtulmus Aytoslu ,Turqi (PDH Bursa,Shoqata e Karikaturistëve Turk),Walex Aleksandrov nga Bulgaria(PDH Bulgaria ,FECO),Erdogan Karayel ,Gjermani(“Don Quichoute”),Karikaturisti i njohur Shqiptarë që jeton dhe vepron në Itali Agim SULAJ,artistët Endri Beqo,JoanPopli dhe Vilson Haxhiraj  nga Shqipëria.Artistët nga Kosova Erdina Fetahu, Dilara Kogjakatët dhe Gani SUNDURI.

Përgjatë këtyre ditëve të festivalit bashkëatdhetarët tanë si dhe qytetarët e prizrenit do të kenë mundësinë të shohin performanca të shumta të vizatimeve të portreteve , të super heronjëve botërorë si dhe të ilustrimeve të ndyshme.Për këtë ky edicion do të mbahet në dy pjesë të qytetit si në sheshin shadërvan dhe në galerinë Hamam.përposë artistëve botërorë do të jenë pjesë e wok shopit edhe artistë dhe artiste të rrinjë

Si pjesë e festivalit do të do të jenë prezentë edhe drejtori i Organizatës të karikaturistëve botërore “Don Chickoute” nga Gjermania zotëri Erdogan Karayel,dhe do të ekspozonë ekspozitën botërore “Quo Vadis Europe” me rreth 50 punime.

 Edicioni i 13. Është mbështetur nga Ministria e Diasporës , Komuna e Prizrenit, Arti i nëntë , Optimum, “Don Chickoute”,”Partia Dobrego Humoru” Poloni,PDH Turqi dhe PDH Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat