Në Shkup filloi manifestimi kulturor “Tingujt e Çarshisë”

Kultura

Në Shkup filloi manifestimi kulturor “Tingujt e Çarshisë”

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 23:35
koncerti

Me performansë të këngëtarit Tajzi dhe grupit “Kida&Mozzik” sonte në ora 21 në sheshin “Filipi i Dytë” në Shkup filloi edicioni i dhjetë i manifestimit kulturor “Tingujt e Çarshisë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë dy ditëve të ardhshme në Çarshinë e Vjetër të Shkupit në kuadër të manifestimit “Tingujt e Çarshisë” dhe “Të gjithë së bashku” do të mbahen koncerte të shumta, performansa, paraqitje folklorike, poezi, koloni artistike dhe prezantim të zanateve.

Për ditën e dytë të manifestimit, të premten më 16 shtator, në ora 12, të pranishmit do të argëtohen me Dens, më pas në interpretim të këngëve të vjetra qytetare maqedonase, në paraqitje të grupit të muzikantëve të rinj të instrumenteve klasike.

Po ashtu, në kuadër të manifestimit kulturor do të mbahen edhe kolonia artistike, do të marrin pjesë shoqëri kulturore artistike dhe do të mbahet mbrëmja literature deri në ora 20, ndërsa nga ora 21 deri në ora 24 në sheshin “Filipi i Dytë”, do të interpretojnë Band, Full Stop, Dhurata Dora, McKresa&Lirical son.

Organizator i manifestimit është Qyteti i Shkupit i cili për realizimin e “Tingujve të Çarshisë” ndau 900 mijë denarë, ndërsa për “Të gjithë së bashku” 400 mijë denarë.

Ndryshe, “Tingujt e Çarshisë” është manifestim multimedial dhe multikulturor i cili sivjet mbahet për herë të 10-të dhe ka për qëllim të përkujtojë traditën e harruar, të jetësojë disa hapësira jo mjaft të vizituara në Shkup dhe të kontribuojë në emancipimin e mjediseve të pandërtuara në aspektin kulturor, por edhe të japë kontribut në aktivitetet e vazhdueshme të Qytetit të Shkupit për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat