Vdes aktori i njohur, mbytet në lumë, policia: Menduam se ishte në rol

Kultura

Vdes aktori i njohur, mbytet në lumë, policia: Menduam se ishte në rol

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 11:52
Domingos Montagner

Një fund tragjik ka patur aktori brazilian Domingos Montagner. Mediat braziliane shkruajnë se aktori ka humbur jetën tragjikisht në sheshxhirim, ku po xhirohej telenovela “Velho Chico”.

Aktori 54­ vjeçar, pasi kishte mbaruar xhirimet, ishte futur në lumë për të notuar së bashku me kolegen e tij, Camila Pitanga, por është rrëmbyer nga rrjedha e lumit dhe ka humbur jetën.

Aktorja Camila Pitanga kishte kërkuar ndihmë, por policia vendase nuk ndërhyri për të shpëtuar 54­vjeçarin, pasi menduan se aktorët po xhironin një skenë filmi.

Më pas, policia nxori trupin e Montagner, rreth 300 metra larg vendit ku ishte mbytur. Aktori i njohur i telenovelave, Domingos Montagner ka lindur në San Paolo dhe përpara se të bëhej aktor punonte në cirk. Ai ishte i martuar prej 14 vjetësh me aktoren Luciana Lima, me të cilën kishte 3 fëmijë.

Vendi ku po notonte aktori njihet si një ndër zonat më të rrezikshme në qytetin e Caninde dhe zakonisht shmanget nga vendasit. Një person mbytet pothuajse çdo vit duke filluar në këtë zonë, ndërsa vdekja e aktorit të njohur brazilian ka tronditur kolegët dhe fansat e tij, të cilët e kanë shprehur trishtimin në rrjetet sociale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat