Nis manifestimi ”Ditët e Jusuf Gërvallës”

Kultura

Nis manifestimi ”Ditët e Jusuf Gërvallës”

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 07:21
Jusuf Gërvalla

Atdhetari i shquar, poeti dhe dramaturgu shqiptar, Jusuf Gërvalla do të kujtohet përmes një manifestimi kulturor i quajtur "Ditët e Jusuf Gërvallës" në Pejë.

Ky manifestim i cili do të fillojë  sot deri më 3 tetor,  në ditën e parë do të organizojë tribunë tematike “Jusuf Gërvalla dhe krijimtaria e tij muzikore”, e cila do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal në Pejë.

Gjatë këtij manifestimi është paralajmëruar  edhe një shfaqje teatrale me titull “ Rrno vetëm për me tregue”.

Me datën 2 tetor sipas njoftimit do të organizohet ekspozitë nga mësimdhënësit e shkollës së mesme të arteve aplikative "Odhise Paskali" në Galerinë e Arteve DKRS, si dhe një program kulturor artistik në teatrin “Istref Begolli.

Jusuf Gërvalla lindi më 1 tetor 1945 në Dubovik, rrethi i Deçanit. Ndërsa është vrarë mizorisht më 17 janar 1982, në Untergruppenbach, Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat