Kryeministri i Kanadasë: Cohen do të mbahet në mend

Kultura

Kryeministri i Kanadasë: Cohen do të mbahet në mend

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 15:09
Leonard Cohen

Këngëtari, tekstshkruesi dhe poeti kanadez, Leonard Cohen, ka vdekur në moshën 82-vjeçare.

Lajmi është publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku nuk janë dhënë detaje për shkakun e vdekjes.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, tha se Cohen do të mbahet në mend për vokalin, humorin dhe vargjet e tij.

Trudeau tha se këngët e tij do të mbeten favorite për shumë breza njerëzish.

Këngëtari legjendar ka folur muajin e kaluar për mundësinë e vdekjes.

“Jam gati të vdes”, ka thënë ai për gazetën The New Yorker.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat