Ndahet nga jeta akademiku Arben Puto, Totozani: La pas një përvojë të vyer në shërbim të shoqërisë

Kultura

Ndahet nga jeta akademiku Arben Puto, Totozani: La pas një përvojë të vyer në shërbim të shoqërisë

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 19:27
Arben Puto

Avokati i Popullit, Igli Totozani, përmes një reagimi, ka shprehur “dhimbjen më të thellë për ndarjen nga jeta të akademikut të nderuar prof. Arben Puto, si dhe i përcjell ngushëllimet më të ndjera familjarëve të tij”.

“Avokati i Popullit shpreh nderimin më të lartë për aktivitetin në fushën e të drejtave të njeriut të z. Arben Puto, rolin dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në krijimin e një fryme të re demokratike në vendin tonë, në inicimin e shumë lëvizjeve që konsoliduan frymën e shoqërisë civile në Shqipëri”, bën me dije zyra e shtypit pranë institucionit të Avokatit të Shtetit.

“Sot është ndarë nga jeta juristi, politologu, historiani, shkrimtari dhe një ndër mbrojtësit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut në Shqipëri, duke na lënë pas një përvojë të vyer në shërbim të shoqërisë”, thekson Totozani në mesazhin e tij të ngushëllimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat