AKV "Kemajl Azizi" shënon edhe një vit të suksesshëm

Kultura

AKV "Kemajl Azizi" shënon edhe një vit të suksesshëm

Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 15:18
Pamje nga Takimi i aktiviteteve përmbyllese për këtë vit i AKV”Kemajl Azizi” në Viti

Me një tubim rasti  me rastin e  festive të fundvitit dhe të përfundimit të suksessshëm të edhe një viti, Ansambli  I Këngeve dhe valleve “Kemajl Azizi” I Vitisë  ka  ndarë mirënjohje dhe falenderime për të gjithë ata të cilët në mynyra të ndryshme kanë kontribuar në sukseset e kësah shoqërie muzikore.

Për sukseset ndër vite të kontribuesve/veteranëve në artin muzikor u ndan mirënjohje,  ndërsa për rezultatet e arritura përfaqësuesi të AKV "Kemajl Azizi" përkatësisht kryetari  këtij Ansambli Arianit Hetemi,  u shpreh falënderues për Drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, posaçërisht drejtoreshën znj. Kaltrina Sylejmani.

Ai në fjalën pershendetese ka thënë se “Jo rastsisht DKRS-ja sipas institucioneve vendore dhe ndërkombëtare është e para në Kosovë.Mëpastaj ai ka përmend edhe  disa nga aktivitetet e suksesshme të këtij Ansambli.

Image

“AKV "Kemajl Azizi" këtë vit pati 18 paraqitje me programe të larmishme me këngë dhe valle nga trevat mbarëkombëtare.

 Me 5 programe artistike burimore ka përformuar në Shqipëri dhe Maqedoni, ku në secilën paraqitje ka fituar çmim  e ka  dhënë edhe 12 shfaqje në aktivitetet Komunale dhe Kosovës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat