Ndahet nga jeta aktori shqiptar Gjergj Trola, atak zemre në kafe me miqtë

Kultura

Ndahet nga jeta aktori shqiptar Gjergj Trola, atak zemre në kafe me miqtë

Më: 26 janar 2017 Në ora: 16:23
Gjergj Trola

Aktori i mirënjohur shqiptar, Gjergj Trola ka ndërruar jetë në moshën 45 vjeçare.

Raportohet se Trola ka ndëruar jetë si pasojë e një infrakti në zemër  teksa ishte ulur në një kafene afer Shallvareve, ne Tirane.

Burime thanë se ai ishte ulur në këtë kafe, ku kishte lënë takim me miq të tij, të cilët e gjetën, me kokën mbi tryeze. Askush përreth nuk kishte kuptuar asgjë.

Aktori ka lënë pas djalin e tij të vetëm, në klasën e tretë. 

Gjergj Trola ka marre pjesë në shumë produksione dhe sëfundmi ka luajtur në serialin “Familja”, të regjisorit  Ylli Pepo. Një prodhim i RTSH, Trola ishte në rolin e babait, i cili ishte taksist në ministri. Një kontribut shumë të madh Trola ka dhënë edhe në zbulimin e talenteve të reja, nëpërmjet organizmit të festivaleve teatrore. Trola ishte drejtor i Festivalit Mbarëkombëtar i Shkollave të Mesme dhe Drejtor i Festivalit të Tiranës.

Trola me natyrën e tij optimiste dhe solidare, ka qenë gjithmonë pjesë e kauzave të ndryshme të qytetit, veçanërisht në temat mjedisore, ku ishte pjesë e organizatës Ecovolis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat