Poetët nga gjitha trojet shqiptare në Shkup

Kultura

Poetët nga gjitha trojet shqiptare në Shkup

Nga: Aziz Bytyçi Më: 27 prill 2017 Në ora: 11:06
Poetet ne Shkup

Poezia e mendimit të thellë dhe si e tillë ajo parapëlqen një lexues sa të  ditur aq edhe të ndjeshëm, si për nga struktura ashtu edhe për nga mënyra e trajtimit të temave dhe motiveve. Andaj lirisht mund të thuhet se poetët çdo herë i këndojnë liris, i shkruajnë historisë pra me një rrumbullaksim poetet janë arkitektë dhe luftetarë të kombit.

Në Shkup u mbajt Manifestimi Letraro-poetik dhe u shënua Dita Botërore e Librit e organizuar nga Unioni i Nxënësve Shqiptarë të Shkupit së bashku me Klubin e shkrimtarëve të Malishevës Ramiz Kelmendi të cilën e përfaqësoi profesori dhe poeti  Izet Shala  me kryetaren e UNSH të Shkupit Majlinda Qilafin dhe organizatorin Jaser Asanin.

Ky manifestim aq madhështor u mbajt në Pallatin e Qendres Rinore në pjesën e Shkupit të Ri , ku do të thotë se shekulli XXI është shekulli i shqiptarëve, është shekull i realitetit që tokave shqiptare të ndara në pesë shtete padrejtësisht nga sundimtaret e njëpasnjëshëm  të bashkohen ashtu siq e krijoj i madhi zot Shqiperinë Natyrale.

Në këtë manifestim morën pjesë shqiptarët në të katër anët, nga të gjitha trojet e tyre, si nga Kosova, Shqipëria, Ulqini, Plava e Gusia, Kosova Lindore këtu në ILIRIDEN tonë në këtë vilajet të Kosovës.Pos shkrimtarëve dhe krijuesve të letrave shqipe mori pjesë edhe një delegacion i Shoqatës Çamëria në Kosovë i cili delegacion e madheshtoj këtë manifestim dhe i përcjelli mesazhet e kryetarit të SHÇK-së ing.Nexhmi Muçiqit i cili në pamundesi nuk mundi të marr pjesë.

Fillimisht u ftuan poetët nga të gjitha trojet shqiptare t’i shpalosin poezit e tyre para një numri shumë të madhë të të pranishmëve, si poetja nga Kukësi Luanda Hajdari, me poezin e saj pastaj në radhë u ftua gazetari Aziz Bytyçi nga Prizreni i dative historike me poezin e tij, në radhë doli Vera Istrefi kryetare e LSHSH-së Dega në Kukës,Kozeta Zavalani nga Tirana,Perikli Shuli poashtu nga Tirana,Lulzim Hajdari nga Kukësi,profesor Fadil Javori nga Malisheva.

Pas poetëve në fjalë u ftuan  dhjetë nëxënës, pra te UNSH, pesë prej tyre t’i recitojnë poezit më të mira dhe pes poet të tjer me eset e tyre .Me poezit e tyre dolën, Blerton Asllari, Omer Latifi, Llausha Zenuni, Hajrije Shadri dhe Ajla Sulejmani kurse me eset e tyre u ftuan Selvije Halimi, Besa Gjoni, Istra Ademi, Egzona Shabani dhe Aslije Pajaziti.

Pas përfundimit të deklamimit të poezive juria e përbërë nga Vera Istrefaj, Fadil Javori dhe Izet Shala për të vlerësuar poezin dhe esen më të mirë dolën në njerën nga salla per t'i vlerësuar poezinë dhe esen më të mirë. Në vazhdim filloi program edhe me referime të të pranishmëve. Në foltore u ftua të flas poetja nga Tirana Kozeta Zavalani e cila foli rreth aktivitetev letrare dhe i përgëzoi poetët dhe UNSH për këtë organizim shumë madhështore.

Por këtë mbrëmje edhe ma madhështore e bëri kur u ftua edhe nipi i gjeneralit Shaban Polluzha, diplomati Xhavit Kastrati i cili UNSH të Shkupit ia dhuroi në emër të Shoqatës Çamëria në Kosovë, mirënjohjen kryetares së UNSH Majlinda Qilafit. Pas mirënjohjes Xhavit Kastrati i përgëzoi për këtë organizim Unionin dhe në praninë e shumë pjesëmarrësve tha "Këtu është folea e shqiponjave" ju përgëzoi.

Folën edhe shumë tjerë më pastaj erdhi juria në skenë. Organizatori i këtij manifestimi profesori nga Malisheva Izet Shala tha se: të gjitha poezit janë të mira, por për me bërë ma interesante këtë manifestim letraro- poetik, neve duhet t'i ndajmë vendet se për ndryshe të gjithë jeni të mirë.

Poezi më e mirë u vlerësua e poetes Llausha Zenuni në vendin e parë, të dytin, Blerton Aslleri dhe të tretin Omer Latifi ndërsa nga eseja më e mirë iu dha Aslije Pajazitit, Selime Halili dhe Istra Ademi. Pas vlerësimeve nga kryetarja e UNSH në Shkup Majlinda Qilafi i përshendeti të gjithë të pranishmit të cilët ishin prezent nga të gjitha trojet shqiptare dhe i ftoi të gjithë së bashku në njërin nga restorantet të pimë kafe ku edhe aty si çdo herë nuk u ndal poezia në mes poeteve e poeteshave.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat