Organizohet Festivali Kombëtar i letërsisë dhe Ditët e Diasporës

Kultura

Organizohet Festivali Kombëtar i letërsisë dhe Ditët e Diasporës

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 21:29
Organizohet Festivali Kombëtar i letërsisë dhe Ditët e Diasporës

Të nderuar dashamirës të fjalës së bukur artistike dhe krijues nga diaspora shqiptare.
Shoqata Kulturore ‘Prokult’ nga Podujeva organizon:

Takimet Letrare tashmë tradicionale në Komunën tonë: Festivali Kombëtar i letërsisë dhe ditët e diasporës.
Email adresa:[email protected].

Me këtë rast njoftojmë të gjithë krijuersit nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora shqiptare se mund të paraqiten me krijimet e tyre në poezi nga data 01 deri me 10 korrik për të qenë pjesë e orës së madhe letrare “DITËT E DIASPORËS”. Materialet mund t’i dërgoni në këtë email adresë:[email protected].

Me këtë rast juria e përzgjedhur nga stafi i Shoqatës “PROKULT” do të ndajë dhe tre çmimet e para.

Takimet letrare mbahen -më 20 korrik, 2017 (e enjte), ora 15.00 në Sallën e Kulturës, qyteti i Podujevës.

AGJENDA

1. Ora 15.00 - Fjala hyrëse
2. Fjalimet përshëndetëse të zyrtarëve të dhe të Ministrisë së Diasporës dhe të M. Kulturës së Kosovës
3.Promovimi i librit:
- “Dy vdekjet e një jete”, autor Fatmir Halimi
Referuesit:
- Milazim Kadriu
- Merita Jonuzi
- Zymer Mehani

4. Ora e madhe letrare ”DITËT E DIASPORËS”.
5. Ndarja e çmimeve për krijuesit që lexojnë në orën letrare “Çmimi i Diasporës”
7. Ora 17.00 – koktej për pjesëmarrësit
8. Te gjitha këto aktivitete do të percillen nën tingujt e kitarës nga Grupi i Kitaristëve te Shkollës"Mirela" të udhëhequr nga kitaristi i njohur kosovar, Imer Musa si dhe me interpretim të shkëlqyer të folkloristit dhr kënëtarit tonë të njohur, Shaban Baksi.
9. Ora 18.00 – Përfundimi i Manifestimit

P.S/ Nisja bëhet në ora 14.00 në mënyrë të organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Prishtinës me autobusin e kontraktuar nga Prokult-i.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat